Skip to content
11 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

VIDEO – “O berber, të keqen-o, me ngadalë me briskun-o!”, Gjergj Luca paralajmëron padi në SPAK, gazetari shkodran i përgjigjet me bejte

ShkodraWeb 5 August, 2023
gjergj luca gjergj zefi 2023

Një një video të shpërndarë në faqen e tij në Facebook, biznesmeni Gjergj Lula, ka paralajmëruar një padi për gazetarin e njohur shkodran Gjergj Zefi. Siç mund ta shikoni edhe në videon më poshtë, Luca pretendon se Zefi ka shpifur ndaj tij përmes një publikimi në portalin “Pamfleti që gazetari shkodran drejton, shkruan ShkodraWeb.

Në publikimin e tij në Facebook, biznesmeni Gjergj Luca shprehet:

“Gjergj Luca fillon betejën historike! Për shpifësit dhe gjobëvënësit, për ata gazetarë që profesionin e nderuar e kanë kthyer në moçal dhe baltosje sistematike erdhi momemti tê ballafaqohemi aty ku takohen kurajozët. Në prokurorinë e Spak-ut takohemi ditën e hënë për t’ia thënë të vërtetat në sy njëri-tjetrit…”, përfundon shënimin e tij Luca.

Ndërkohë, gazetari Gjergj Zefi, i cili tashmë e ka kthyer në mision përballjen me krimin, antiligjin dhe antishtetin, duket se nuk i ka kushtuar shumë rëndësi, teksa i është përgjigjur me një bejte, përcjell ShkodraWeb.

“I pata thënë, mos u kruaj me gazetarët, se ne e blejmë shiritin me arka dhe bojën me fuçi. Nuk mê dëgjoi! E sa për presion e për shantazh, dëgjo:

“…Berberi që rroi mbrenë;
Erdhi rroi Sabri benë;
“… O berber, të keqen-o!
me ngadalë me briskun-o!”, shkruan gazetari Gjergj Zefi në faqen e tij personale në Facebook. Ndërsa në krah të kolegut Zefi, ka dalë menjëherë me një shkrim të gjatë gazetari Adriatik Doçi, i cili shkruan:

Disa pasaktësi të Gjergj Lucës për Gjergj Zefin

Ndoqa me interes një reagim të biznesmenit Gjergj Luca për gazetarin Gjergj Zefi. Të qëllimshme apo jo, por në qëndrimin e z. Luca, një bizmesmen popullor në ankth se mos i dalin të vërtetat që mund t’i prishin imazhin, ka disa pasaktësi.

Së pari, Gjergj Zefi nuk është nga Mirëdita, që është një zonë e nderuar, as nga Dukagjini, por është nga Shkodra, madje me origjinë nga Shkreli.

Së dyti, Gjergj Zefi nuk rri në Agli, por e ke gati çdo ditë te 15 kateshi, në mes të Tiranës. Dhe portalin e ka të regjistruar në Tiranë, jo në Angli. Me sa e njoh unë, nuk i fshihet kujt, vetëm kush i fshihet atij. Ndaj mos i hap punë kot ambasadorit anglez! E ke në Tiranë.

Së treti, është e vërtetë se ka shumë gjyqe, nuk e di numrin e saktë, ju z. Luca thoni 180, por nuk ka humbur asnjë deri më sot. Kjo verifikohet lehtësisht.

Së katërti, Gjergj Zefi nuk është nga ata gazetarë që hanë peshk dhe supë pa lekë tek ti, apo që mund t’u kesh ‘futur’ peshkun shtizë. Gjergj Zefi nuk ka ardhur anjëherë, as me lekë as pa lekë, për të ngrënë peshk në mencat e tua që ke ngritur mbi pronat e ushtrisë.

Së pesti, sa për gjoba, ju z. Lucë ndoshta jeni më i lehti, pasi e nxjerrë shpesh listën e gjatë të gazetarëve që i paguan dhe u jep supë. Nëse do, e publikoj unë listën, por nuk dua t’i vendos në siklet kolegët, disa nga të cilët duhen mirëkupruar. Nuk besoj që Gjergj Zefi apo edhe gazetarët e tjerë, të kanë vënë gjobë ty z. Luca. Nëse po, kallëzoi penalisht, me prova. Mos i ofendo gazetarët z. Luca, duke menduar se paraja t’a jep këtë tagër, pasi shumica kanë dinjitetin dhe emrin para një peshku shpatë apo një bakshishi mujor. Disa, po t’u japësh edhe buxhetin e shtetit, nuk përulen kurrë, më beso!

Së gjashti, kur ju z. Luca bënit biznes peshku apo bixhozi, Gjegj Zefi bënte burg për fjalën e lirë nga regjimi i parë i Sali Berishës.

Së shtati, z. Luca mos tento t’u bësh presion gazetarëve, siç tentove me mua para disa javësh, duke u thënë se u çon bodigardët, u mbush mishin me kripë etj. Sepse që kur të rrahu profesor Luçi, nuk të merr më kush seriozisht. Dhe nga ana tjetër, t’i u çon bodigardët e tu, por duhet të llogarisësh edhe se çfarë mund të të çojnë ata ty.

Z. Luca situata nuk është që t’i je në punën tënde dhe disa gazetarë shpirtzinj po shpifin nga smira për ty. Jo. Nuk je në punën tënde. Ke ngritur biznese në pronat publike. Dhe pronat publike nuk i ke marrë me ankand apo konkurrencë, por i ke marrë me klientelizëm dhe duke i bërë fresk Edi Ramës. Kjo është e vërteta që të djeg.

Ta themi të vërtetën e plotë. Ju mbani fjalime të bukura dhe interesante, edhe mua më pëlqejnë, bëni ironi me politikën dhe median, por e vërteta tjetër është se jeni edhe një hajdut me letra i pronave të ushtrisë. Po të ishte ashtu, po i marrim edhe ne ca prona publike, marrin një kredi dhe fap biznes. Por, nuk t’i jep kush.

Së fundmi z. Luca, kur të shkosh të hënën në SPAK, të lutem thuaj Altin Dumanit se si i more nga Edi Rama 105 mijë m2 prona dhe objekte në Labinot të Elbasanit me VKM Nr. 873, datë 30.10.2015 dhe Nr. 266, datë 29.03.2017, ish repartin ushtarak në Çekrez të Gramshit dhe 28 mijë m2 prona të ushtrisë me vkm nr. 526, datë 25.07.2019, ish-Parkun e Minierës së Hekur-Nikelit në Përrenjas me sipërfaqe 10 mijë m2, me vkm 701, datë 30.10.2019, Kombinatin e Sheqerit” sh.a., Maliq, me VKM nr.394, datë 09.06.2022 dhe ish repartin tjetër ushtarak të Gramshit me VKM Nr. 376, datë 21.06.2023. Trego të vërtetën nëse ke burrni se mbase të mbajnë më gjatë.

Edhe që ke bërë biznes me trafikantë droge, ku për rrjedhojë je subjekt i ligjit anti-mafia, është e vërtetë. Nëse do, i publikoj unë evidencat, emra, kompani, ortakëri dhe lidhje.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: VIDEO – Policia kap dhe asgjeson brenda repartit ushtarak elitë 125 rrënjë bimë narkotike, arrestohen 3 oficerë…
Artikull pasardhës: MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 6 gusht 2023…

TË FUNDIT

kupa gjysfinale 2026

Shorti i Kupës së Shqipërisë, Vllaznia njeh rivalin në rrugëtimin drejt finales së dytë më të rëndësishme të sezonit

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
miser bllokuar aku 2025

Procedime disiplinore për 13 inspektorë të AKU Tiranë e Shkodër, lëshime në detyrë për 130 ton misër të bllokuara

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
bashkia shkoder naten 2025

Bashkia Shkodër hap me dy kalime aksin Parrucë- Xhabije, synohet lehtësimi i qarkullimit rrugor…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0

TË FUNDIT

  • Shorti i Kupës së Shqipërisë, Vllaznia njeh rivalin në rrugëtimin drejt finales së dytë më të rëndësishme të sezonit 10 March, 2026
  • Procedime disiplinore për 13 inspektorë të AKU Tiranë e Shkodër, lëshime në detyrë për 130 ton misër të bllokuara 10 March, 2026
  • Bashkia Shkodër hap me dy kalime aksin Parrucë- Xhabije, synohet lehtësimi i qarkullimit rrugor… 10 March, 2026
  • Gjendet i pajetë në banesën e tij në Kiras 45- vjeçari, policia e Shkodrës jep informacionet e para… 10 March, 2026
  • VIDEO – Ngjarja e të hënës në Kiras të Shkodrës, policia shpall në kërkim 40- vjeçarin që qëlloi me armë 10 March, 2026
  • VIDEO – Arrestohen në Tiranë dy të rinjtë shkodranë, akuzohen për tregëti armësh, iu gjetën 6 pistoleta 10 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 10 mars 2026… 10 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 10 mars 2026… 10 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 10 mars 2026… 10 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Humb jetën shoferi, makina përplaset me shtyllën dhe murin në aksin Shtoj- ish- Reparti Ushtarak 9 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – PD zyrtarizon kandidaturat për kryetar të degës Shkodër, garojnë Ibro dhe Çylybyli 9 March, 2026
  • E TRISHTË – Ndahet nga jeta ish- drejtori sportiv i Vllaznisë, u godit nga një arrest kardiak në aeroport… 9 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

kupa gjysfinale 2026

Shorti i Kupës së Shqipërisë, Vllaznia njeh rivalin në rrugëtimin drejt finales së dytë më të rëndësishme të sezonit

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
miser bllokuar aku 2025

Procedime disiplinore për 13 inspektorë të AKU Tiranë e Shkodër, lëshime në detyrë për 130 ton misër të bllokuara

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
bashkia shkoder naten 2025

Bashkia Shkodër hap me dy kalime aksin Parrucë- Xhabije, synohet lehtësimi i qarkullimit rrugor…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
ambulance shkoder 2024

Gjendet i pajetë në banesën e tij në Kiras 45- vjeçari, policia e Shkodrës jep informacionet e para…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.