
Rikualifikimi urban i blloqeve të banimit në rrugën e “Korpusit”, tek pallatet e ndërtuara nga Enti Kombëtar i Banesave, po shkon drejt fundit. Një zonë e re lagjes nr. 2 të qytetit, e krijuar pas viteve ’90, e ka patur të domosdoshme ndërhyrjen jo vetëm për infrastrukturën rrugore por edhe shërbimet.
Me fondin 7.8 milion lekë nga të ardhurat e vetë Bashkisë Shkodër, është ndërhyrë në rrjetin e kanalizimeve të ujrave të zeza, të bardha, rrjetin e ujësjellësit, ndërtimin e trotuarave, sipërfaqen asfaltike, ndriçimin LED, mbjelljen e pemëve dekoratike për të përfunduar me sinjalistikën horizontale dhe vertikale.
Investimet publike vazhdojnë pa ndërprerje në qytet dhe në njësitë administrative, në zbatim të projekteve të miratuara ndërsa vazhdon puna për hartimin e projekteve të reja.