Policia Rrugore ka dokumentuar me video një rast kur një shofer udhëton me një shpejtësi tejet të lartë në aksin e njohur si Sauk-Teg, pjesë e aksit Tiranë-Elbasan. Policia Rrugore u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të mos udhëtojnë me një shpejtësi të tillë që mund të ketë pasoja.
Postimi:
Radari dhe polici të shpëtojnë jetën. Vijon të ndodhë në aksin rrugor Sauk – Teg. 221 km/h në aksin Sauk – Teg. Shpejtësi e frikshme që rrezikon seriozisht jo vetëm jetën e drejtuesit të mjetit, por edhe rrezik potencial për jetën e përdoruesve të rrugës.
Stop shpejtësisë, stop shpejtësisë, stop shpejtësisë Respekto rregullat e qarkullimit për të pasur një destinacion të sigurt.
Mos shpejto të arrish aksidentin!