Duke kujtuar se SPAK do të funksionjë së shpejti, ambasada amerikane në Tiranë ka postuar një video paralajmëruese për ata që i quan “bosët e kr.imit dhe zyrtarët e korruptuar që ditëve të shkuara ishin të paprekshëm”, thuhet në videon në FB. SPAK-u do të fillojë punë në datën 19 dhjetor, pasi 8 kandidatët të jenë betuar para Presidentit.
POSTIMI I PLOTE
“Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Këtë javë, mësoni se si Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Kr.im i Organizuar, ose SPAK, do të funksionojë. Me t’u ngritur, do të shënjestrojë korrupsionin e nivelit të lartë. Kjo video tregon se si mbështetja prej 2 milionë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara po përdoret për të siguruar që SPAK do të ngrihet dhe do të funksionojë në mënyrë të pavarur”.