Mjeku veteriner Rubin Piranej prej shumë vitesh punon për zgjidhjen e problemit të qeneve endacakë në rrugët e Shkodrës. Në bashkëpunim me Bashkinë e Shkodrës, nga viti në vit Pinaje është përpjekur jo vetëm ti sterilizojë por edhe ushqejë e mbrojë këto kafshë.
Në një intervistë për mediat, ai ka treguar mbi punën e bërë por edhe alternativat më të mira e efikase për trajtimin e fenomenit të qeneve endacakë, duke dhënë edhe këshilla për qytetarët.
Veterineri i njohur thotë se shumë qen sillen nga qytetet e tjera dhe madje edhe nga Mali i Zi në Shkodër, ku lihen në rrugë. Fenomeni është konstatuar edhe nga vetë banorët, të cilët e kanë denoncuar edhe në media.
Mjeku veteriner Piranej thotë në intervistën e tij se falë sterilizimit dhe vaksinimit, numri i qeneve endacakë është zvogëluar për shkak të seleksionimit natyror. Nga ana tjetër, ai shton se ndërtimi i kanileve për qentë e rrugës, edhe në vende të zhvilluara po dështon. Kjo jo vetëm për shkak të kostove të larta financiare (4000 lekë të vjetra në ditë për një kafshë), edhe stimulimit të braktisjes së qeneve nga të zotët pas një farë kohe.
Gjatë fjalës së tij, Piranej flet edhe për adoptimet në distancë, kryesisht nga të huajt, të cilët mjaft kafshë i marrin nga Shkodra drejt shteteve të ndryshme.