Nje nate terrori kane jetuar mbreme nje cift te moshuarish ne Korçë. Dy persona ende të pa identifikuar kanë hyrë në banesën e çiftit të moshuar në Korçë, duke i kanosur, d.hunuar dhe me pas u kane marrë një shumë parash prej rreth 500 mijë lekësh të vjetra.
Policia lokale bën me dije se njëri prej tyre ka qenë i ar.matosur, ndërsa të moshuarit nuk kanë probleme shëndetësore. Nga deshmite e para ata kane qene me maska dhe sapo kane hyre i kane kanosur dhe u kane kerkuar parate. Me pas nuk ka munguar edhe d.huna, si ndaj burrit dhe ndaj gruas, te cilen e kanë g.oditur në krah dhe në këmbë.
Kryefamiljari ne Korce tregon momentet e tmerrit te kaluar pasi u grabit ne banese kur ishte duke darkuar se bashku me gruan e tij. Foni Rapo thote ne nje prononcim te dhene per mediat se ata kane qene duke ngrene, nderkohe qe nuk i kane ndjere fare dy personat qe hyne befasisht. Ishin te maskuar dhe me pistolete, i kane kanosur e mepas u kane kerkuar parate.
“Ishim duke ngrënë bukë. Ishte 8 pa 10. Dy persona me maskë, armë dhe thikë u futën menjëherë brenda nga dera e banesës ngjitur. Ishin me armë, pistoletë, kishin dhe një thikë. Na kërcënuan dhe goditën, kërkonin lek, më morën pensionin dhe kursimet. Mua më goditën me qytën e pistoletës në kokë ndërsa gruan Afërdita në krahë dhe këmbë. Ime shoqe është në spital. E goditën shumë me shishe dhe mua më goditën. Gjatë gjithë kohës bërtisnin lekët, lekët. Në fund iu thashë merri lekët e pensionit”- tregon ai.
Me pas ai thote se ata kerkonin para te tjera.
“Thoshin të tjerat. Në fund iu thashë merri lekët e rezervës. Këto kisha unë. Afro 1 milion mund të ishin. Mua më lidhën dorën se unë desha që të dilja, mirëpo dera ishte e mbyllur dhe më zunë atje. Ata do kenë hyrë nga shtëpia këtej, ngjitur. Nuk kemi ndjerë asgjë kur hynë. Ishin të maskuar komplet. Vetëm leka, leka. I thashë është një unazë në sirtar, merreni i thashë. Thoshin që kemi ardhur nga Elbasani, e përdorën pak dialektin por jo tamam. Ndoshta për të humbur gjurmët. Mos lajmëro më tha mua”, rrefen burri.
Njoftimi i policisë:
Më datë 14.10.2019, rreth orës 21.45, në lagjen nr.3, dy persona ende të pa identifikuar, dyshohet se njëri kishte ar.më zjarri tip pistoletë, kanë hyrë në banesën e shtetasve F.R dhe A.R, rreth 85 vjeç, duke ushtruar d,hunë psikologjike, kanë marrë një sasi lekësh dhe më pas janë larguar me shpejtësi.
Dy të moshuarve u është dhëna ndihma e parë mjekësore, pa probleme për jetën. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si edhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.