Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri është pritur me protesta në Top-Channel, ku është i ftuar në emisionin “Open” të Eni Vasilit. Banorët e Unazës së Re, të cilët po protestojnë prej disa ditësh për shembjen e shtëpive, kanë pritur me pankarta në duar ministrin Gjiknuri, duke kërkuar dëshpërblim.
Një makinë u godit me vezë nga protestuesit para godinës së TCH. Por burime nga vendngjarja bëjnë me dije se brenda makinës që u qëllua nuk ka qenë Damian Gjiknuri, por shoqëruesi i ministrit.
Ky i fundit hyri i fshehur në një makinë policie në zyrat e Top Channel.