VIDEO – “Mikun në Berlin e kemi më të fortë se kurrë”, Rama flet për takimin me Merkel, lajm të mirë për patentat

Kryeministri Edi Rama tha se takimi me kancelaren Angela Merkel në Berlin ishte pozitiv. Me një video–mesazh në facebook, Rama theksoi se kancelarja Merkel u shpreh pozitivisht për ligjin special kundër KÇK, ndërsa shtoi se një lajm i mirë vjen edhe për çështjen e njohjes së patentave në Gjermani. Sipas Ramës në shkurt do të vijë një ekip nga ministria e Transportit në Gjermani dhe se së shpejti kjo çështje do të marrë zgjidhje.


“Takimi me kancelaren ishte pozitiv, qoftë në temën e integrimit europian, në funksion të cceljes së negociatave, qoftë dhe çështjes së bashkëpunimit dhe integrimit rajonal, takimi ishte shumë domethënës. Lidhur me rindërtimin, kancelarja u shpreh se Gjermania do të marrë përsipër pjesën që u takon, qoftë me konferencën e donatorëve qoftë me pjesën tjetër. Kancelarja mori çdo detaj mbi planin tonë të financimit të brendshëm të rindërtimit.

U shpreh pozitive për idetë dhe na dha sugjerime të dobishme duka na ofruar ndihmë teknike për strukturimin. Lidhur me integrimin, Merkel jo vetëm e rikonfirmoi pozicionin e fundvitit të shkuar, por më konfirmoi se Gjermania do të përpiqet për hapjen e negociatave në Mars, që e dëgjuat, e tha edhe në konferencë. Ajo shpjegoi se nuk është e pamundur, por nuk mund të konsiderohet diçka e lehtë, derisa debati për metodologjinë nuk ka përfunduar dhe duhet punuar deri në ditën e fundit për të mos ulur ritmin e punës me reformat dhe për të vijuar me reformat. Pastrimi i drejtësisë nga të korruptuarit dhe krijimi i SPAK-ut për kancelaren janë rezultate kuptimplota që japin shpresë. Ajo u shpreh pozitivisht për ligjin special kundër KCK dhe amendamentet speciale anti KCK që do të hyjnë në fuqi ditët e ardhshme pas konsultimeve përfundimtare me ekspertët.

Lidhur me temën e rajonit, Merkel mbështeti nismën për shengenin rajonal dhe u interesua në detaje për ecurinë dhe kundërshtitë duke iu referuar hapave të fundit Kosovë-Serbi për linjën ajrore dhe hekurudhore ishim në një mendje që duhet t’u shërbejnë të gjithëve që fryma e procesit të Berlinit. BE-ja dhe KE-ja do të mbështesin edhe konkretisht nga pikëpamja financiare këtë bashkëpunim rajonal çka e dëgjuam edhe nga presidenti i Këshillit Europian.

Lidhur me çështjen e njohjes së patentave në Gjermani, dua t’ju jap lajmin se në shkurt vjen në Tiranë një ekip i ministrisë së transporteve të Gjermanisë për të bërë një raport për Berlinin zyrtar lidhur me këtë kërkesë. Kjo është një kërkesë e kahershme, por duke qenë që mikun në Berlin e kemi të fortën se kurrë, besoj se këtij halli i iku fundi”, deklaroi Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit ShkodraWeb Media mjafton të klikoni: Join Group" dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi ShkodraWeb Media ju mirëpret!