
Shqipëria humbi 0-2 me Turqinë në shtëpi. Ajo që duhej të ishte ndeshja e shpresës, është thjesht vazhdimi i makthit kuqezi. Shqipëria jo vetëm që humb, nuk shënon asnjë gol, por nuk ka asnjë ide se si duhet të luajë.
Panuçi dështoi edhe njëherë që të sistemojë një skuadër që e mori në dorëzim pasi kishte fituar një ndeshje 3-0 në Izrael. Kundër Turqisë sot, kuqezinjtë shfaqën probleme serioze dhe trajneri manifestoi se ka limite të mëdha sa i përket mënyrës se si kërkon që skuadra e tij të marrë fitore.
Më shumë se sa humbja, problemi i madh i Shqipërisë sot është se si luan, Çfarë kërkon të bëjë në fushë dhe kush është filozofia e saj…