Skip to content
8 February, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Dossier
  • Kryesore
  • Video News

VIDEO – “Kujtim Alija riktheu në 2007- ën Orkestrën Simfonike të Shkodrës”, gazetari publikon intervistën me mjeshtrin

ShkodraWeb 3 weeks ago
113

Ditët e fundit në Shkodër, është rikthyer debati mbi vitin apo datën e rikthimit të Orkestrës Simfonike të Shkodrës. Në rrjete sociale por edhe në bare e kafene të Shkodrës, me zë të ulët, dilema është në mes vitit 2007 dhe vitit 2023. Disa orë më parë, u konsiderua rikthimi i Orkestrës Simfonike të Shkodrës pas 32 viteve, pra me 19 janar 2023.

Në fakt, gazetari Besi Bekteshi, drejtues emisionesh dhe mediave të Shkodrës, mbështet dhe fakton idenë se Orkestra Simfonike e Shkodrës është kthyer në vitin 2007. Më saktë, me 19 tetor 2007, ora 19.00 në Teatrin “Migjeni” me një koncert në nderim të Nënë Terezës. Bekteshi e mbështet këtë ide me një fakt të pakundërshtueshëm, audiovideo, intervistë me dirigjentin Kujtim Alija, i cili fatkeqësisht nuk jeton sot. Në publikimin e tij, Besi Bekteshi evidenton:

“Në Shkodër kanë zakon (dikush politikisht jo korrekt) të përvetsojnë mundin, sakrificën dhe djersën që ti derdh për qytetin. Të mohojnë bëmat, kontributin. Po si përfitim politikisht dhe moralisht. Kjo ka ndodhur dhe me shtrëmbërimin e të vërtetës së Mjeshtrit Kujtim Alia i cili në vitin 2007 ktheu orkestrën simfonike mbas 17 vitesh.

E bëri me rastin e Shenjtërimit të Nënë Terezës dhe me kontributin e shumë njerzve aty e sidomos Anton Kaftallit e Roland Gulit. Sot Bashkia e Bardhit “e kthen” orkestrën “mbas 32 vitesh” duke mohuar jo vetëm kontributet individuale, por dhe të Bashkisë së Shkodrës në 2007. Kjo në fakt është “mos mirënjohje politike” është “mos respekt qytetar” është “grabitje vlere kulturore”!

Poshtë është një intervistë e imja me Mjeshtër Kujtimin shumë vite më parë, ku ai vetë flet për Orkestrën dhe janë pamjet e 19 tetorit 2007.”, shkruan Bekteshi.

Siç mund të shikoni e dëgjoni edhe vetë videot, këtu duket se çështja është mbyllur. Siç kërkonte i ndjeri Kujtim Alija në vitin 2007, e rëndësishme është që Orkestra Simfonike e Shkodrës, Banda e qytetit, institucionet publike kulturore, të mbështeten në vijimësi. Nuk mjafton të thuhet u rikthye pas 17, 32 apo kaq vitesh.

https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2023/01/SHWM-VIDEO-kujtim-alija-orkestra-simfonike-shkoder-2007.mp4

E rëndësishme është të konsolidohet, të qendrojë në këmbë dhe të japë kontribut afatgjatë për Shkodrën e shkodranët. Kjo është e duhet të jetë sfida e vertetë, përtej faktit nëse u rikthye pas 17 viteve apo 32 viteve Orkestra Simfonike e Shkodrës. /ShkodraWeb/

Continue Reading

LAJM PARA: SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtune 21 janar 2023…
LAJM PAS: “Historia nuk çohet nga i leverdisin orekset e çastit”, rikthimi i Orkestrës Simfonike, reagon moderatorja e njohur shkodrane

TË FUNDIT

MINUTA E FUNDIT – Arretohen dy të rinj nga Malësia e Madhe, transportonin emigantë të paligjshëm drejt Malit të Zi
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Arretohen dy të rinj nga Malësia e Madhe, transportonin emigantë të paligjshëm drejt Malit të Zi

1 hour ago
ZYRTARE – Çeshtja “Gerdeci”, SPAK dërgon për gjykim në GJKKO ish- ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu…
  • Aktualitet

ZYRTARE – Çeshtja “Gerdeci”, SPAK dërgon për gjykim në GJKKO ish- ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu…

1 hour ago
SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 8 shkurt 2023…
  • Kryesore

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 8 shkurt 2023…

4 hours ago

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – Arretohen dy të rinj nga Malësia e Madhe, transportonin emigantë të paligjshëm drejt Malit të Zi
  • ZYRTARE – Çeshtja “Gerdeci”, SPAK dërgon për gjykim në GJKKO ish- ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu…
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 8 shkurt 2023…
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 8 shkurt 2023…
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 8 shkurt 2023…
  • EMRAT – Detyrohen t’i bëjnë “like” dhe “share” postimeve të Ramës, publikohet lista e personave që kanë shkarkuar aplikacionin “Aktiv1st” në Shkodër

TË FUNDIT

MINUTA E FUNDIT – Arretohen dy të rinj nga Malësia e Madhe, transportonin emigantë të paligjshëm drejt Malit të Zi
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Arretohen dy të rinj nga Malësia e Madhe, transportonin emigantë të paligjshëm drejt Malit të Zi

1 hour ago
ZYRTARE – Çeshtja “Gerdeci”, SPAK dërgon për gjykim në GJKKO ish- ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu…
  • Aktualitet

ZYRTARE – Çeshtja “Gerdeci”, SPAK dërgon për gjykim në GJKKO ish- ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu…

1 hour ago
SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 8 shkurt 2023…
  • Kryesore

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 8 shkurt 2023…

4 hours ago
HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 8 shkurt 2023…
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 8 shkurt 2023…

4 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.