
Edhe kryetarja e Këshillit bashkiak të Shkodrës Brisela Kadia ka uruar vitin e ri 2021. Ajo ka përcjellë urimet e saj nga salla e mbledhjeve e Këshillit Bashkiak të Shkodrës, në prani të gazetarëve vendore dhe korrespondentëve të medias.
Ashtu si kryebashkiakja Ademi, edhe numri 1 i Këshillit Bashkiak Shkodër, ka sjellë në vëmendje vështirësitë e problemet e kaluara për shkak të pandemisë. Kadia ka uruar të gjithë bashkëqytetarët për një vit të mbarë.