Ashtu siç ishte paralajmëruar, kryeministri Edi Rama është takuar në Davos me homologun grek, Aleksis Tsipras. Të pranishëm në këtë takim ishin edhe ministrat e jashtëm të dy vende respektive, Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias.
Mësohet se Rama-Tsipras kanë shqyrtuar rezultatet e takimit të Korçës mes dy ministrave të jashtëm, ku synohet zgjidhja e mosmarrëveshjeve dypalëshe me qëllim që Shqipëria dhe BE të hapin negociatat për anëtarësimin në pranverë.
Përmes një statusi në Facebook, Rama thotë se objektivi i përbashkët mbetet finalizimi i dialogut dhe nënshkrimi në pranverë i Dokumentit të Partneritetit Strategjik në Tiranë.
Statusi i Ramës në Facebook:
Davos – Me Kryeministrin e Greqisë, Alexis Tsipras, për progresin e bërë deri më tani përmes dialogut dypalësh; në adresimin e çështjeve të bartura të së shkuarës, në funksion të çeljes së një kapitulli të ri partneriteti strategjik për të ardhmen ?
Objektivi i përbashkët finalizimi i dialogut dhe nënshkrimi në pranverë i Dokumentit të Partneritetit Strategjik në Tiranë ?? ??