Shefi i qeverisë shqiptare Edi Rama po zhivllon një vizitë zyrtare në Gjermani, ve para pas zgjedhjes së kancelarit të ri Të Gjermanisë Olaf Scholz. Pas vizitës në Bashkinë e Berlinit, Rama u “takua” dhe me një fans të veprave të tij të artit, të cilit i dha një autograf.
Në rrjetet sociale, Rama ka ndarë dhe disa foto të këtij momenti kur qytetari gjerman “i pret rrugën” dhe shkruan:
“Ai momenti kur të bërtet gjermani nga larg dhe ti kujton se po të shan ndonjë i racës tënde🤣”
Kryeministri Edi Rama u takua me kryetaren e Bashkisë së Berlinit Franziska Giffey, në zyrën e saj në Bashki, në godinën më shumë se 100 vjeçare, pjesë e Gjermanisë Lindore, ku ka qenë edhe vendndodhja e bashkisë së mëparshme të Berlinit lindor. Në nisje të takimit, kryeministri vizitoi sallën e armëve, ku u ftua të nënshkruajë Librin e Artë të qytetit të Berlinit.