Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi lëshoi akuza të forta ndaj ish-aleatit të saj, kryeministrit Edi Rama. Në një intervistë për TPZ.AL, Kryemadhi konfirmoi se partia e saj po rakordon edhe me pjesën tjetër të opozitës, Partinë Demokratike, për aksionet politike që do të ndërmerren në Parlament. Në lidhje me shëndetin mendor të Kryeministrit Edi Rama, që është bërë objekt i shumë diskutimeve, Kryemadhi u shpreh se ajo nuk është një mjeke apo psikologe, por se mjekët duhet t’i bëjnë një analizë kryeministrit.
“Unë nuk jam as psikologe dhe as terapiste, por unë mendoj që do të ishte më mirë të pyeten mjekët për t’i bërë një analizë z.Rama. Nga ajo që unë shikoj, ndjej dhe nga ato çfarë kemi nga eksperiencat tona të përbashkëta, Rama është një personazh, i cili kërkon që përgjegjësinë t’ua lërë të tjerëve. Ka frikë. Ka frikë nga zullumet që ka bërë” u shpreh ajo./tpz.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim!