Kryeministri dhe Ministrat e qeverisë së Kroacisë sot u paraqitën në mbledhjen e kabinetit qeveritar me bluza të ekipit të tyre kombëtar të futbollit. Kroacia të mërkuren mposhti Anglinë me rezultat 2-1 dhe të dielën ndeshet me Francën në finalen e Kupës së Botës në Moskë.