Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbërritur në zyrat e PD-së në Kavajë, aty ku mbrëmjen e sotme mbeti i plagosur një qytetar, si pasojë e të shtënave me armë nga disa persona.
Basha tha se ky akt është një atentat ndaj demokracisë, ndërsa i ftoi qytetarët që në 25 prill t’i dënojnë masivisht me votë.
Basha: Kërkojnë të na mbyllin gojën, Nuk na e kanë mbyllur kurrë, nuk i kemi frikë, o marrin përgjigjen e merituar me votë të dielën nga Kavaja.
Kavaja i di fare mirë të tilla akte kanë shënuar kthesa të mëdha, rrëzimin e diktatorëve dhe diktaturave. Ato tregojnë humbjen e toruas nga një njeri dhe një grusht njerëzish që e dinë se shqiptarë janë të vendosur për t’i larguar.
Le t’ia japim përgjigjen këtij akti burracak dhe atentati të demokracisë masivisht ditën e dielë dhe t’i japim fund këtij tetëvjeçari makth për shumicën dërrmuese të shqiptarëve.