Lideri i PD-së dhe Opozitës së Aashkuar, Lulzim Basha ka bërë me dije vendimin e opozitës së bashkuar, sa i takon ndryshimeve kushtetuese të rëna dakord mes PS dhe opozitës parlamentare.
Në një deklaratë për mediat, pas përfundimit të takimit me aleatët, Basha tha se opozita e bashkuar do të mbështesë hapjen 100% të listave, por me kushtin që koalicionet të mos ndryshohen dhe shpërndarja e mandateve të përllogaritet siç është.
“PS dhe kryetari i saj kanë ndryshuar qëndrim disa herë para dhe pas 5 qershorit dhe tani po ju shesin shqiptarëve dashurinë për listat e hapura si shkakun për të ecur drejtë ndryshimeve të njëanshme.
Ne kemi mandatuar sot përfaqësuesit tanë në Këshillin Politik, Bylykbashin dhe Vasilin, që sa i takon kësaj çështje të paraqesin vendimin se opozita e bashkuar. Ne do mbështesë hapjen 100% të listave me kushtin që as koalicionet të mos ndryshohen, po të mbeten siç janë dhe për pasojë shpërndarja e mandateve të përllogaritet siç është. Ky vendim do parashtrohet në tryezën e Këshillit Politik sot.
Ju e dini që unë prej kohësh kam qenë partizan i një tjetër sistemi, por për hir të konsensusit po hedhim hapin e hapjes 100% të listave me kushtin që koalicionet të mbeten si janë sot“, tha Basha.