VIDEO – “Gjest i ulët, do marrim masa më të forta”, ministri Lleshaj nga Shkodra flet për shefin e Policisë së Fushë- Arrëzit

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka folur sot në lidhje me rastin e zbuluar dje të shefit të postës së policisë së Fushë-Arrëzit Izmir Duraku i cili u vu në pranga  nga SHÇBA pas dènóncimit të një vajze se ishte pèrdhùnúar nga ai.

Gjatë një  inspektimi në doganën e Hanit të Hotit, Lleshaj e cilësoi si gjest të ulët ngjarjen e abúzìmít séksùál nga shefi i policisë, i cili në vitin 2015 kur ndodhi ngjarja e dýshuar, ka qenë inspektor në policinë e Shkodrës. Ministri Lleshaj tha se duhet që të kemi një qasje tjetër për policinë pas këtyre rasteve.


“Duhen shtuar pènálitetet dhe duhen çuar në ekstrem pènálitetet për kujdestarët. Nuk është thjeshte çështje e ligjit por edhe e sensibilizimit shoqëror. Duhet të reagojmë thellë si shoqëri. Dënímì me vdèkjé i stërdiskuatuar nuk ka kthim, është i pakthyeshëm. Kemi reaguar pas sinjalit të parë dhe nuk i dimë detajet por do të marrim masa më të forta. Rreziku vjen shpesh për ata që janë vendosur për të bërë rojën, pra kujdestarët”, deklaroi Lleshaj nga Shkodra.

Copyright © ShkodraWeb Media

ShkodraWeb Media

ShkodraWeb Media