VIDEO – Ferit Keta shpallet kampion bote në kikboks, rivali holandez i reziston vetëm 3 raunde shqiptarit

Ferit Keta është shpallur kampion bote në kikboks. Në kalanë e Bashtovës, Rrogozhinë u zhvillua dueli ku sportisti shqiptar përballë kishte holandezin Guillermo Blokland. Ferit Keta zhvilloi një përballje të mirë, duke e mbyllur sfidën që në raundin e 3 me 5 raunde që kishte sfida.

Keta e dominoi kundërshtarin, madje në dy raundet e para ia doli të të hidhte në tapet kundërshtarin, por holandezi rezistoi sa mundi, deri sa në të tretën u detyrua të dorëzohej pas goditjes fatale të Ketës.