Kryeministri Rama ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të 1600 studentëve të Universitetit të Mjekësisë. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama është përballur me një situatë jo të këndshme kur një i ri i ka ngritur zërin. Si fillimin kryeministri e ka marrë me sportivitet këtë situatë, pasi me batutë ia ka kthyer studentëve që ai ishte individi i parë ku ata mund të ushtronin profesionin.
“Është një individ në shërbimin tuaj që të filloni të ushtroni profesionin. Merreni, jepini recetën e duhur. Në kohën e kaq shumë barnave të rimbursueshme i merr falas dhe nesër do të jetë më mirë”, tha Kryeministri.
Por ndërsa Rama po ligjëronte për të mirat e paktit të Universitetit, studenti u hodhën sërish duke pyetur kryeministrin:
Studenti: A e dini që studentët që arsimohen sot janë vetëm të pasur? Kam prerë biletën për t’u arratisur.
Rama: Jepjani pra recetën atij tani. Ndërkohë që djalin duhet ta shoqëroni të marrë shërbimin e shpejtë mjekësor, pyetja që a e dini që studentët që arsimohen sot janë vetëm të pasur ka përgjigjen që kjo është e pavërtetë.
Sot ndryshe nga deri dje studentët janë të trajtuar më mirë se deri dje dhe këtë e dini të gjithë ju që jeni këtu dhe prindërit tuaj. Tek ata që janë të shkëlqyer ka plot që janë me vështirësi ekonomike.
Më pas. dy të rinjtë janë shoqëruar në komisariat këtë mbrëmje, pasi i ndërprenë fjalën kryeministrit Rama në ceremoninë e diplomimit të studentëve të mjekësisë.
Sipas Lëvizjes për Universitetin, të rinjtë janë aktivistët Enriko Peçuli dhe Emiljando Kita. Të dy janë nxjerrë me forcë nga ceremonia pas incidentit me Ramën, ku njëri prej tyre i tha kryeministrit se mjekët po arratisen nga vendi.