Besimtarët islamë nisin nesër (të enjten) muajin e madhërueshëm të Ramazanit. Është muaji i shenjtë, i adhurimit dhe sakrificës për Zotin, i cili kulmon me festën e Bajramit të Madh.
Në prag të këtij muaji, janë të shumta mesazhet që përcillen nga qytetarë të thjeshtë por edhe prijës të komunitetit mysliman shqiptar. Nga Shkodra, ka përcjellë mesazhin e tij myftiu imam Muhamed Sytari.
Muaji i Ramazanit është edhe muaji i solidaritetit, i ndihmës e mbështetjes për më të varfrit, për ata që kanë nevojë të mos e ndjejnë diferencimin e asnjë lloji nga besimtarët e tjerë.
Muaji i Ramazanit nis me 23 mars dhe përfundon me 20 prill 2023, ndërsa me 21 prill është festa e Bajramit të Madh. Nata e Kadrit është me 17 prill 2023. ShkodraWeb uron agjërim të lehtë e të pranuar për të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë kudo ku ndodhen.