Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar një video ku dallohet një sipërfaqe toke që po digjet. Me pamjet e bëra natën, të cilat i ka publikuar në Facebook, Berisha thotë se ndodhet në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Tepelenë. Në postimin e tij, deputeti demokrat nuk lë pa ironizuar Ramën dhe qeverinë e re të tij, të cilën e bëri zyrtare ditën e djeshme në Asamblenë e Partisë Socialiste. “Zjarr në Tepelenë përballë Ujit të Ftohtë tani që kemi Timonierin me Xhafën që nuk iu cënon hashashin! Sb” shkruan Berisha në Facebook.
Zjarr ne Tepelene perballe Ujit te Ftohte tani qe kemi Timonierin me Xhafen qe nuk iu cenon hashashin! sb
Pubblicato da Sali Berisha su Lunedì 28 agosto 2017