Njësia Administrative Berdicë në Bashkinë e Shkodrës, është kthyer në kantier ndërtimi. Aktualisht, po punohet paralelisht në tre rrugë shumë të rëndësishme dhe në zona të ndryshme të kësaj njësie administrative.
Kryetarja e Bashkisë Shkodër zj. Voltana Ademi ka inspektuar punimet në “Rrugën e Palokajve”, një rrugë me densitet mjaft të lartë banorësh. Zj. Ademi shoqërohet nga këshilltarë bashkiakë të zonës, administratori dhe kryetarë të fshatrave.
Projekti me vlerë 66 milion lekë nga të ardhurat e vetë Bashkisë Shkodër, parashikon 1250 m2 asfaltim, bordura anësore 620 metër linear, vepra të ndryshme arti si riparim urash dhe kanale kullimi si dhe sinjalistkë vertikale dhe horizontale.