VIDEO/ Aksion anti- kanabis, policia kap 20 kg, arrestohen dy persona nga Kosova

Drejtoria Vendore e Policise Lezhe njofton: “Në vijim të proçedurave të verifikimit të burimeve të vendosjes së pasurisë ,deri tani u sekuestruan në total 7 automjete. Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në kuadër plan operacionit të lartëpërmendur si edhe duke u bazuar në informacione të siguruara në rrugë policore , kanë bërë të mundur finalizimin me sukses të operacionit të koduar “Deltar”.
Si rezultat i tij u bë i mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve :
• Besim Gashi 47 vjeç, banues në Kosovë
• Sami Vatija 41 vjeç, banues në Kosovë
Këta 2 shtetas , në Kryqëzim të Rriles, janë ndaluar nga shërbimet e policisë duke drejtuar mjetin Volkswagen kamionçinë, ku në brendësi të saj kishin modifikuar vendin e fshehjes së lëndës narkotike Mariuanë, e ndarë në 19 pako të mbështjella me natriban, e cila pas peshimit rezultoi 20 kg.
Në vijim të veprimeve policore , pas një pune të mirëfilltë hetimore, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit :
– Ilir Markvukaj , 41 vjeç , banues në Lezhë, i dyshuar si drejtuesi i këtij rrjeti të trafikimit të lëndës narkotike drejt shtetit Kosovë.
Gjithashtu u shpall në kërkim e punohet për kapjen e shtetasit D.M. 49 vjeç, banues në Lezhë , pronar i servisit ku ishte përgatitur dhe paketuar lënda narkotike .
Po në këtë servis , gjatë kontrollit të ushtruar janë gjetur e sekuestruar edhe 5 kg 230 gr lëndë narkotike Mariuanë.
Lidhur me 2 shtetasit e fundit, vijon puna për verifikimin e pasurive, pasi i’u evidentuan dhe i’u sekuestruan në total 7 automjete në pronësi të tyre, ndër to Hammer, Mitsubish etj
Vepra penale ” Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike ” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasve B. G. dhe S. V.
Veprat penale ” Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike ” ”Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. /ShkodraWeb/

https://www.facebook.com/100007435635990/videos/1952872478303921/