Skip to content
30 November, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Sport

“Vendim diskretitues e ofendues për një klub 102 vjeçar”, Namik Mehmeti: Pas 30 vitesh Vllazninë nuk e dënon Partia por vetë shkodranët

ShkodraWeb 3 years ago

Nga Namik MEHMETI, gazetar

Po ndiqja me kureshtje, pse jo dhe me një kënaqësi vendimin pozitiv që do të merrte të enjten e datës 25 mars për miratimin e fondeve për Klubin e Futbollit Vllaznia, për t’i hapur dritën jeshile licensimit të këtij klubi në Kupat e Europës.


Por çuditërisht ndodhi zhgënjimi që moren nga vendimi i 33 kalorsiakëve të majtë të këtij instutucioni duke i vënë traun me shënimin monist: “Ndalim kalimi- zonë kufitare”.

Sa vendim diskretitues e ofendues për një klub 102 vjeçar, për historinë e tij të shkruar me shkronja të arta, me djersen e kontributin e qindra legjendave të futbollit shkodran, me mbështetjen dhe tifozerinë e admirueshme të sportdashësve të saj jo vetëm në ish- fushën e vjetër të futbollit, në ish- stadiumin “Vojo Kushi” sot me emrin e legjendës Loro Boriçi, por edhe jashtë Shkodrës nga Tirana deri Vlorë.

Vllaznia ky emër simbolik që ka përfaqësuar jo vetëm futbollin e sportet e tjera, por edhe kulturën e qytetarinë e vyer të qytetit verior, ishte mësuar në kohën e Diktaturës komuniste me poshtërime e fyerje nga ma të ndryshmet, duke i mohuar titullin kampion, duke e përjashtuar nga Kupat e Europës, jo për një vit, por dy- tre vite.

Jo vetëm Vllazninë legjendë në futbollin shqiptar por edhe ekipet e sporteve të tjera. Dhe pas tridhjete vitesh, Vllazninë nuk e dënon Partia, por vetë shkodranët.

33 anëtarë të Këshillit Bashkiak, në unison, të rrjeshtuar me një rrjesht me urdhër, sigurisht nga Tirana, selia roze, nuk vejnë në funksionim kartonin e pamerituar falë zgjedhjeve një partiake, nuk njohin as zgjidhjen teknike në mes Vllaznisë e Degës së Tatimeve.

Por nuk njohin as vlerat e qytetarisë shkodrane që i ka dhuruar Vllaznia për gjatë një shekulli, nuk njohin as panteonin e saj që ka mbajtur gjallë tifozerinë shkodrane, bile nuk njohin as ndjenjat më elementare që përfaqëson një anëtar i këshillit bashkiak, në një shpërfillje që mban emrin injorancë.

Pse them një vendim në bllok, se nuk besoj se nga ato 33, nuk e njeh Sabah Bizin, apo Ramazan Rragamin, apo Medin Zhegën, Hysen Zmijanin, sa e sa emra të tjerë me të cilët edhe mund të kenë pi një kafe, le pastaj emrat e një brezi tjetër legjendar që vetë mund të kenë dëgjuar emrin në bisedat e tifozerisë shkodrane si Muhamet Dibra, Loro Boriçi, Muc Koxhja, Xhevdet Shaqiri, Xhelal Juka, Pal Mirashi, Bahri Kavaja, Bimo Fakja, Met Vasija.

Vendim absurd, tha me keqardhje kryetarja e Bashkisk znj. Ademi, do të gjejmë rrugë të tjera për ta mbjatur Vllazninë, i premtoi sportëdashësve donatori z. Xhaferi.

Po fjala e tifozerisë shkodrane dhe qytetarëve shkodranë, cila do të jetë përballë këtij dhunimi njepartiak…!?

Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!

MBËSHTET SHKODRAWEB

Continue Reading

Lajmi i mëparshëm: Padia e PS- së për listat e kandidatëve të PD- së, Kolegji Zgjedhor afron me dy ditë shqyrtimin pas e kërkoi KQZ
Lajmi pasues: “Unë jam Florenca, vajza që iu kushtua”, “Lulebora” kënga e shekullit ndër shqiptarët, ja si nisi historia e legjendës

TË FUNDIT

VIDEO – Aktet e dhunës në ndeshjen e vajzave Tirana- Vllaznia, flet për mediat presidenti i kuqebluve Lazër Matija
  • Kryesore

VIDEO – Aktet e dhunës në ndeshjen e vajzave Tirana- Vllaznia, flet për mediat presidenti i kuqebluve Lazër Matija

1 hour ago
Humbi jetën tragjikisht në aksident, përcillet në banesën e fundit 24- vjeçarja, vajza e ish- nënkryetarit të Kuvendit
  • Aktualitet

Humbi jetën tragjikisht në aksident, përcillet në banesën e fundit 24- vjeçarja, vajza e ish- nënkryetarit të Kuvendit

3 hours ago
MINUTA E FUNDIT – Një automjet i paidentifikuar përplas 68- vjeçarin në aksin Shkodër- Lezhë, gjendet pajetë në rrugë…
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Një automjet i paidentifikuar përplas 68- vjeçarin në aksin Shkodër- Lezhë, gjendet pajetë në rrugë…

5 hours ago

TË FUNDIT

  • VIDEO – Aktet e dhunës në ndeshjen e vajzave Tirana- Vllaznia, flet për mediat presidenti i kuqebluve Lazër Matija 30 November, 2023
  • Humbi jetën tragjikisht në aksident, përcillet në banesën e fundit 24- vjeçarja, vajza e ish- nënkryetarit të Kuvendit 30 November, 2023
  • MINUTA E FUNDIT – Një automjet i paidentifikuar përplas 68- vjeçarin në aksin Shkodër- Lezhë, gjendet pajetë në rrugë… 30 November, 2023
  • KF Vllaznia pranohet si anëtare e Rrjetit Europian për Zhvillimin e Futbollit 30 November, 2023
  • EMRAT – E rëndë, dhëndri masakron me thikë vjehrrin e tij, ja çfarë dyshohet… 30 November, 2023
  • NGA ROMEO GURAKUQI – Shkodra drejt 1944-ës dhe rindërtimi i ngjarjeve… 30 November, 2023
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 30 nëntor 2023… 30 November, 2023
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 30 nëntor 2023… 30 November, 2023
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 30 nëntor 2023… 30 November, 2023
  • NGA KLAJD KAPINOVA – Kontributi i elementit dhe klerit katolik për atdhedashuninë, Malësia e Madhe si kryefjalë në vite 29 November, 2023
  • Lehtësohet lëvizja me SHBA- të, Shqipëria bëhet pjesë e “Klubi 6- mujor”; ja çfarë përfitojnë shqiptarët… 29 November, 2023
  • VIDEO – “29 Nëntori”, theu tabunë si kryebashkiak i Shkodrës duke marrë pjesë në ceremoni, reagon Benet Beci… 29 November, 2023

TË FUNDIT

VIDEO – Aktet e dhunës në ndeshjen e vajzave Tirana- Vllaznia, flet për mediat presidenti i kuqebluve Lazër Matija
  • Kryesore

VIDEO – Aktet e dhunës në ndeshjen e vajzave Tirana- Vllaznia, flet për mediat presidenti i kuqebluve Lazër Matija

1 hour ago
Humbi jetën tragjikisht në aksident, përcillet në banesën e fundit 24- vjeçarja, vajza e ish- nënkryetarit të Kuvendit
  • Aktualitet

Humbi jetën tragjikisht në aksident, përcillet në banesën e fundit 24- vjeçarja, vajza e ish- nënkryetarit të Kuvendit

3 hours ago
MINUTA E FUNDIT – Një automjet i paidentifikuar përplas 68- vjeçarin në aksin Shkodër- Lezhë, gjendet pajetë në rrugë…
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Një automjet i paidentifikuar përplas 68- vjeçarin në aksin Shkodër- Lezhë, gjendet pajetë në rrugë…

5 hours ago
KF Vllaznia pranohet si anëtare e Rrjetit Europian për Zhvillimin e Futbollit
  • Kryesore

KF Vllaznia pranohet si anëtare e Rrjetit Europian për Zhvillimin e Futbollit

5 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.