Skip to content
14 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Vdes aktorja e njohur,ja shkrimi prekes i mikut te ngushte te momenteve te saj te fundit

ShkodraWeb 10 September, 2017
vdes
Aktorja e mirënjohur shqiptare Hajrie Rondo u shua gjatë ditës së djeshme pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë të kancerit që e kishte goditur në kokë.
Profesori Përparim Kabo, një ndër miqtë e ngushtë të aktores së ndjerë, ka rrëfyer momentet prekëse të zizë në shtëpinë e Hajrie Rondos në Himarë ku ajo dha shpirt.
Shkrimi i plotë:  
Kjo është shtëpia e Engjëllit Hajrije Rondo në Himarë. Përballë është deti, ullinjt e heshtur dhe një paqe e amshuar. Tek hyra në shtëpi takova burra himariotë të ngrirë, por gjithë respekt. Takova të shoqin Kiçon e ngushëllova dhe mbetëm të përqafuar dhe të përlotur. Me tregoi me hollësi për momentet e fundit…ishte shuajtur në krahët e Kleas, të bijës e paqtë dhe me mendjen e plotë duke bërë si gjest të fundit marjen e dorës të të shoqit Kiços e duke ja puthur.
 Në katin e dytë gratë himariote të veshura për zi e mort bënin roje në heshtje…Takova Klean që ka bukurinë e nënës dhe trupin shtatlartë të të atit. U përpoqa të imagjinoja kur më thoshte…Ja te bëhem mirë e të vish te ne në Himare e do kenaqemi…Erdha mike për të përcjellur në udhetimin e fundit. Në dhomë njerëzit flasin me zë të ulët…janë ata që e dinë ç’është jeta e sa vlen e ç’është vdekja e si duhet respektuar…Artist ishte vetem një nga Himara që vite më parë e kishe parë në Estradën e Vlores…Ndoshta artistët janë rruges duke ardhur.
Disa muaj më parë Rondo i është nënshtruar një ndërhyrje në kokë, por  nuk ja ka dalë dot mbanë të mundë sëmundjen.
Nje nga rolet qe e ben te pavdekshme aktoren, eshte ai i Tanes tek “Perralle nga e kaluara”.
Pak kohe me pare aktorja mori çmimin ‘Simbol i Qytetit’ nga kryebashkiaku i Tiranes Erion Veliaj. “I thashë sëmundjes ik tutje se kam pak punë”, ishin fjalet e saj teksa mori cmimin simbolik, fjale keto qe tingulluan shume frymezuese thene prej saj.
Aktorja ka lindur më 1 mars të vitit 1951 në Delvinë dhe jetuar për një kohë të gjatë në qytetin e Fierit.
Hajrie Rondo ka qenë një aktore me diapozon të gjerë. Ajo ka interpretuar në të gjitha gjinitë. Rondo ka luajtur rreth 120 role në teatër dhe rreth 40 role në filma.
Ndër rolet e saj më të spikatura janë Donika Saro tek filmi “Një Vit i Gjatë”, Tana tek “Përrallë Nga e Kaluara”, Evanthia në filmin “Pesha e Kohës”, apo roli me Sejfulla Myftarin tek komedia “Gjithë Fajet i Ka Paraja”.
/gazetaexpress/

Post navigation

Previous: Rrjedhja e votave, reagon Topalli: Kemi mbetur pa opozitë. Lul Komiku i shiti të gjitha
Next: “Jam ndier i fyer e i lënduar” , Sali Berisha shpërthen KUNDËR Lulzim Bashës

TË FUNDIT

hafiz sabri koci

PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi….

ShkodraWeb 14 May, 2026
adea piderni 2026

Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari

ShkodraWeb 14 May, 2026
godina rektorat unishk 2025

DOKUMENTET – Bordi i Administrimit i UNISHK mblidhet edhe për diskutimin e mandatit të Administratorit

ShkodraWeb 14 May, 2026

TË FUNDIT

  • PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi…. 14 May, 2026
  • Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari 14 May, 2026
  • DOKUMENTET – Bordi i Administrimit i UNISHK mblidhet edhe për diskutimin e mandatit të Administratorit 14 May, 2026
  • DEKRIPTIM – Propaganda politike ose e njëjta gotë që shihet gjysmëbosh apo gjysmë plot… 14 May, 2026
  • PARADOKSI I SPAK – Akuza ndaj kryebashkiakut Kristjan Shkreli për një shtrirje kablli për energjinë elektrike 14 May, 2026
  • Vakancat në KLP dhe KLGJ, dy pedagogë shkodranë të Universitetit “Luigj Gurakuqi” paraqesin kandidaturat 14 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • Projekti i hyrjes së Shkodrës, qeveria merr vendim për shpronësime me vlerë 574 milion lekë… 13 May, 2026
  • Qeveria merr vendimin, 533 milion lekë pronarëve të kafshëve të eliminuara për shkak të murtajës së ruminantëve… 13 May, 2026
  • NGA LUAN RAMA – Në 90- vjetorin e lindjes, privilegji i njohjes me zotni Robert Prendushin… 13 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

hafiz sabri koci

PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi….

ShkodraWeb 14 May, 2026
adea piderni 2026

Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari

ShkodraWeb 14 May, 2026
godina rektorat unishk 2025

DOKUMENTET – Bordi i Administrimit i UNISHK mblidhet edhe për diskutimin e mandatit të Administratorit

ShkodraWeb 14 May, 2026
gota gjysmeplot gjysmebosh

DEKRIPTIM – Propaganda politike ose e njëjta gotë që shihet gjysmëbosh apo gjysmë plot…

ShkodraWeb 14 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.