Skip to content
10 November, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Art-Kult

Vatikani boton rrëfimet e veçanta për shenjtoren Nënë Tereza

ShkodraWeb 17 March, 2018
libriNeneTereza

Nga Edlira AGAJ ZHITI

Sapo doli nga shtypi dhe ka shkuar në libraritë e Romës libri “Il giorno di Santa Madre Teresa”, botim i shtëpisë botuese të Vatikanit LEV (Libreria Editrice Vaticana), më prestigjozja e ndër më të njohurat në Itali. Ishte dëshira ime që të mblidhja në një antologji emocionet dhe mbresat e grave ambasadore dhe bashkëshorteve të ambasadorëve pranë Selisë së Shenjtë, të pranishëm në ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës në Sheshin “San Pietro” në meshën e madhe të celebruar nga Papa Françesku.

Ideja ime gjeti miratim dhe përkrahje… Realizova këtë dëshirë me pasion e perkushtim, në emër të Shenjtes tonë. Dhe u bë kjo antologji, “sa e veçantë dhe origjinale, po aq dhe universale” siç u cilësua. Secila prej pjesemarreseve në antologji, ambasadore apo bashkeshorte ambasadori, ka sjellë rrëfime e përsiatje të drejtperdrejta, që lidhen me Shenjtoren. Disa prej tyre kanë patur fatin jo vetem ta takojnë, por dhe të luten së bashku me të, dikush tjeter tregon udhetimin nga Roma në Vjenë, me “reliquet” e Nënë Terezes, pas lumturimit të saj, një tjetër tregon dhe për takimin e Nënë Terezes me vejushen e diktatorit Hoxha, një grua tjeter, tregon që e arrestojnë, në moshën 18 vjeçare, se shpërndante literaturë subversive, ndersa më vonë njihet me lutjet e Nënë Terezës duke fituar kështu lirinë e brendëshme e mjaft deshmi të tjera që të mrekullojnë me sinqeritetin e tyre.

Nuk di kë të veçoj, por po i përmend të gjitha, rrëfimet ambasadoreve, asaj të Mbretērisë së Bashkuar, të Bosnjës, të Gjeorgjisë, të San Marinos, të bashkëshorteve të ambasadorëve si ajo e Japonisë, konsulente e botimit, e Angolës, Austrisë, Kanadasë, Kilit, Guatemalës, Indonezisë, Italisë, Libanit, Polonisë, Republikes Demokratike të Kongos, Rusise, Slovakisë, Sllovenise, Hungarisë e Bashkimit Europian. Në fund vendosa deshmitë e dy murgeshave shqiptare, Motër Elena e Motër Majlinda, të cilat të frymezuar prej Nene Terezes kane ndjekur rrugen e Saj… Fryma e Nënë Terezës na ka bashkuar të gjithave…

E kam ndjekur Nënë Terezën, kam qene në ditën e Lumturimit të Saj si pelegrine në Sheshin “Shën Pjeter” së bashku me Visarin dhe djalin tonë, Atjonin. Në ditën e shenjtërimit sytë e mi nguleshin te vendi ku Atjoni ishte ulur dikur… Pranisë së Tij tē perhershme në ne, Atij që drejton zemrën dhe hapat e mi ia dedikoj këtë libër.  Dritën që na vjen nga Qielli, buzëqeshjet e Shenjtes Nënë Tereza dhe të engjëllit Atjon kam dashur të ketë ky libër, modest, por që perbashkon shtete e kontinente me bukurinë e pafund te shpirtit të gruas, të shenjtërisë së Nënës. 

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: Bandat, 40 të arrestuar, në pranga zyrtarë dhe policë
Artikull pas: FOTO/ Përmbytjet mësyjnë edhe Velipojën, mbi 10 hektarë nën ujë në Baks të Ri

TË FUNDIT

pikante ruci sander 2025
  • Art-Kult

VIDEO – “Mjeshtri i Madh” Sandër Ruçi korr sukses me spektaklin e tij të radhës “Pikante” në “Migjeni”

ShkodraWeb 21 September, 2025
saimir pirgu shiroke
  • Art-Kult

VIDEO – Tenori me famë botërore Saimir Pirgu sjell atmosferë madhështore në Shirokë…

ShkodraWeb 6 September, 2025
fest folk 2025
  • Art-Kult

VIDEO – Edicioni i dytë i “Fest Folk 2025”, nis nga Bashkia Malësi e Madhe si një festë popullore…

ShkodraWeb 30 July, 2025

TË FUNDIT

  • KOHA E GËSHTENJAVE – Çfarë i ndodh organizmit tuaj nëse i konsumoni rregullisht ato… 9 November, 2025
  • Prangoset 37- vjeçari nga Shkodra që dhunonte nënën e tij, shpallen në kërkim dy shtetas që qëlluan me armë 9 November, 2025
  • Arrestohet shoferi i dehur në drejtim të automjetit, Policia e Shkodrës procedon penalisht edhe 2 shoferë 9 November, 2025
  • EMRI – Humbi jetën duke riparuar një defekt interneti, kush është 38- vjeçari nga Shkodra… 9 November, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Gjendet trupi i pajetë i një 65- vjeçari, policia jep informacionet e para… 9 November, 2025
  • ZGJEDHJET E PJESSHME – Mbi 334 mijë shqiptarë votojnë për 5 bashki, 13 kandidatë në garë… 9 November, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 9 nëntor 2025… 9 November, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 9 nëntor 2025… 9 November, 2025
  • “Jam Mysliman”, ateisti i deklaruar , shkrimtari Ben Blushi, provokon me titullin e librit të tij më të ri… 8 November, 2025
  • VIDEO – Vllaznia mund Dinamon në një ndeshje të vështirë, vendos Balaj ndërsa heroi është Pohls… 8 November, 2025
  • Parandalohet një rast i gjuetisë së paligjshme në Shkodër, kapen 3 armë gjahu, municion dhe radio… 8 November, 2025
  • Aksident në mes të Shkodrës, makina përplaset me motorin, përfundon në spital 19- vjeçari… 8 November, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

geshtenja pjekura 2025
  • Aktualitet

KOHA E GËSHTENJAVE – Çfarë i ndodh organizmit tuaj nëse i konsumoni rregullisht ato…

ShkodraWeb 9 November, 2025
arrestim pranga
  • Aktualitet

Prangoset 37- vjeçari nga Shkodra që dhunonte nënën e tij, shpallen në kërkim dy shtetas që qëlluan me armë

ShkodraWeb 9 November, 2025
policia rrugore 2024
  • Aktualitet

Arrestohet shoferi i dehur në drejtim të automjetit, Policia e Shkodrës procedon penalisht edhe 2 shoferë

ShkodraWeb 9 November, 2025
minuta fundit 2025
  • Aktualitet

EMRI – Humbi jetën duke riparuar një defekt interneti, kush është 38- vjeçari nga Shkodra…

ShkodraWeb 9 November, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.