
Mirel Josa nuk do te jete me trajneri i Vllaznise. Tashme, nje gje e tille dihet prej dy ditesh dhe trajneri kryeqytetas eshte shkarkuar pas humbjes se fundit me Lacin.
Ne fakt, nje vendim i tille ndoshta ishte disi i vonuar, nisur edhe nga ambienti i renduar qe eshte krijuar ne Shkoder, por edhe nga rezultatet qe flisnin cdo dite e me teper kunder tij. Prandaj, u vendos per nderprerjen e bashkepunimit mes klubit kuqeblu dhe trajnerit Mirel Josa.
Nderkohe, mbremjen e djeshme nepermjet emisionit “Sport Show” ne TV1-Channel, presidenti i Vllaznise, Alban Xhaferi, ka shpjeguar edhe shkarkimin e Joses, teksa ne nje fare menyre doli edhe kunder tij, duke theksuar faktin se shkodranet nuk e kane luksin te lene futbolliste ne stol, aty ku mendohet se eshte e mira per ekipin. Poashtu, Xhaferi shtoi se me trajnerin Josa kishte pasur bisedime edhe ne dhjetor per ta shkarkuar, por me pas u mor nje vendim tjeter.
Shkarkimi i trajnerit Mirel Josa – Ne fakt, kur nuk ka rezultate, gjithmone pesha bie tek trajneri dhe ne shumicen e rasteve ai ndryshohet. Ideja e nderprerjes se bashkepunimit me trajnerin Josa ishte per shkak te rezultateve. Ne fakt, une dua ta vleresoj dhe ta falenderoj trajnerin Josa per ate qe dha ne Shkoder, pasi une personalisht kisha deshira ta dergoja deri ne fund projektin e nisur me te, por rezultatet e fundit na penguan.
Largim me konsensus i trajnerit Josa – Ne ne fakt e kemi nderprere me mirekuptim bashkepunimin me trajnerin Josa. Une kerkova mirekuptimin e tij per shkak te rezultateve dhe pavaresisht asaj qe shkruhet ne media, ne kemi bere nje nderprerje bashkepunimi me mirekuptimin e plote te te dyja paleve. Une dua ta falenderoj dhe vleresoj trajnerin Josa per kontributin e dhene ne drejtimin e ekipit pergjate gjithe kesaj periudhe qe ishte ne Shkoder.
Trajneri i ri Miloti – Ekipi ne vazhdim do te drejtohet nga trajneri Auron Miloti, ndersa Vioresin Sinani do te kaloje ne detyren e drejtorit sportiv. Te pakten, keshtu kemi vendosur deri ne fund te sezonit. Ata te dy i njohin me se miri problematikat qe jane ne ekip dhe kemi folur here pas here. Une mendoj qe ata e kane marre kete pergjegjesi ne rradhe te pare si dy shkodrane te mire, si emra te medhenj qe kane dhene kontribut per Vllaznine.
Ne kete moment te veshtire, ata kane marre kete pergjegjesi qe ne fakt eshte sfide edhe per veten e tyre ne vetvete, sepse ketu behet fjale edhe per nje karriere e re qe nis per to dhe une me gjithe zemer do t’i mbeshtes ato, ne menyre qe te rezultoje me sukses vazhdimesia e tyre tek Vllaznia. Shpresojme qe suksesi i tyre te jete edhe suksesi jone dhe ne fund te arrijme ato objektiva qe ne na mungojne.
Komunikimi me ekipin pas largimit te trajnerit Josa – Ne fakt, nuk kemi pasur akoma nje mbledhje, sepse jane dy dite pushim pas ndeshjes, duke pasur parasysh edhe pushimin e gjate qe kemi prej Kombetares. Natyrisht, une kam folur me disa futbolliste ne kuadrin miqesor me shume dhe te merkuren do te kemi ate mbledhjen.
Ne ua kemi komunikuar ndryshimet dhe te merkuren do te kete nje mbledhje te zgjeruar per te diskutuar per problematikat per ndeshjen e fundit dhe sigurisht per te marre persiper edhe ato pergjegjesite e tyre, sepse ne fund ato jane qe do luajne. Ekipi eshte krijuar qe ne fillim per te qene pretendent dhe normalisht, pozicioni aktual nuk kenaq asnjerin. Kete gje e kam verejtur edhe ne fjalet dhe syte e futbollisteve qe nuk jane te kenaqur me kete gje.
Mundesia e largimit te trajnerit Josa pak muaj me pare – Edhe ne dhjetor kemi pasur diskutime te tilla, por ne janar patem rezultate dhe ndeshje te bukura, pastaj u ndryshua situata. Futbolli eshte dinamik dhe eshte e veshtire ndonjehere. Tani erdhi vendimi dhe mendojme thjesht per vazhdimesine. Megjithate, mendoj se ne ne fakt nuk kishim luksin qe te leme futbolliste ne stol aty ku mendojme se eshte per te miren e ekipit”-mbylli prononcimin e tij, presidenti i Vllaznise, Alban Xhaferi.