Që nga dita e djeshme, ashtu siç është bërë e ditur, në krye të Vllaznisë kemi një trajner të ri: Ernest Gjokën. Por jo vetëm atë. Bashkë me të kanë ardhur edhe tre ndihmës të tij. Çka do të thotë se ndihmësit e Cungut, zëvendëstrajnerit Aleksandar Maxhar dhe trajneri i portierëve Ideal Lekiqi, nuk do jenë më në këto poste.
Kështu, krahu i djathtë i trajnerit të ri është Fatjon Tafaj, një ish- futbollist i disa skuadrave në futbollin shqiptar. Ai ka punuar bashkë me Gjokën edhe tek Kukësi dhe tashmë e ka vijuar bashkëpunimin edhe tek Vllaznia. Trajner i portierëve ndërkohë është Alfred Osmani, një ish-portier i Teutës që aktualisht është edhe trajner i portierëve tek kombëtarja U-21. Përveç tyre, në stafin e ri tashmë kemi edhe një përgatitës atletik. Ai është Gjergji Poloska. Këto katër trajnerë kanë marrë përsipër të ndryshojnë situatën tek kuqeblutë dhe duhet të presim të shohim frutet e para të punës së tyre. /shkodrasport/
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim!