Prokuroria ka kërkuar prangosjen e avokatit Sokol Gjini dhe Eriger Bushi pasi akuzohen për veprën penale “korrupsion aktiv i gjyqtarit”. Ata kanë kryer veprime me qëllimin korruptimin e gjyqtarëve për të mundësuar ndryshimin e masës së sigurimit për Bushin.
Përveç të prangosurve, për Llesh Bushin është caktuar masa detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore. Eriger Bushi u vu në pranga nga Policia e Lezhës së bashku me Mark Cenaj, pasi ishin të dënuar nga Gjykata e Kurbinit, për armëmbajtje pa leje, kanosje, vjedhje e trafik narkotikësh.
Njoftimi i plotë:
Info nga Prokuroria për Krime të Rënda:
Jane arrestuar shtetasit Sokol Gjini me detyre avokat dhe Eriger Bushi lindur e banues ne Lac, per vepren penale “korrupsion aktiv i gjyqtarit” neni 319 k. penal.
Per shtetasin Llesh Bushi eshte caktuar masa detyrim per t’u paraqitur ne policine gjyqesore.
Te arrestuarit kane kryer veprime me qellimin korruptimin e gjyqtareve per te mundesuar ndryshimin e mases se sigurimit per shtetasin Eriger Bushi.