Pesë persona janë dëmtuar nga një aksident mbrëmjen e sotme në aksin Lezhë-Laç në afërsi të urës së Milotit. Përplasja e dy makinave ndodhi rreth orës 21:30, ndërsa foto tregon vendin ku u shënua aksidenti.
Dy nga të lëmduarit janë nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, pasi ndodhen në gjendje më të rëndë, ndërsa tre të tjerët janë transportuar në spitalin e Lezhës.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes duke nisur hetimet. Aksidenti ka sjellë bllokimin e rrugës duke krijuar trafik. Këtë vit që po lëmë pas në Shqipëri janë shënuar një numër i lartë viktimash dhe të plagosurish nga aksidentet.