“Të ndalohet procesi i zgjedhjeve në degë, të mblidhet Kuvend Pajtimi”, Helidon Bushati propozon platformë për PD- në

Deputeti i PD, Helidon Bushati në mbledhjen e grupit parlamentar me dyer të mbyllura ka bërë disa propozime, që sipas tij mund të zgjidhin situatën ku ndodhet Partia Demokratike.

Helidon Bushati ka ngritur shqetësimin se procesi i nisur nga Komisioni i Rithemelimit, por e thellon përçarjen.


Në propozimet e tij, Bushati kërkon që të mbahet një Kuvend Pajtimi nga ku te dalet me mesazhe te qarta për te ardhmen e PD dhe rikthimin si alternative qeverisëse.

Sipas Bushatit, nëse Kuvendi i Pajtimit merr dakordësi, atëhere automatikisht duhet të tërhiqet padia e bërë në Gjykatën e Apelit.

“Flasim gjatë gjithë kohës për bashkim, por në fakt në bazë po ndodh krejt e kundërta. Kam vërejtur me shqetësim se ky proces i nisur nga Komisioni i Rithemelimit, me të vërtetë po zgjedh një kryetar të ri dege, por po e thellon përçarjen. Pavarësisht se Rithemelimi mund të gëzoje mbështetjen e shumicës, procesi nuk është gjithëpërfshirës. Që të gjejmë zgjidhje dhe të japim sinjale pozitivë une sugjeroi:

-Të ndalohet procesi i zgjedhjeve në degë. Të shtyhet për një periudhe jo me shumë se 1 mujore derisa të ndërmerren hapa te integrimit të të gjitha grupimeve ne këtë proces.

-Gjate kesaj periudhe mund te vendosim te mbledhim një Kuvend gjithëpërfshirës, le ta quajmë “Kuvend Pajtimi” nga ku te dalim me mesazhe te qarta për te ardhmen tone dhe rikthimin si alternative qeverisëse.

– Nëse ky hap merr dakordësi, automatikisht duhet të tërhiqet padia e bërë në Gjykatën e Apelit dhe të mos fokusohemi ne debate juridike

– Të ndalohet që sot dalja ne Televizione e kolegeve tanë të këtij grupi, duke mbajtur qëndrime apo duke mbrojtur qendrime kontradiktore me njeri-tjetrin që evidentojnë dhe japin mesazhin se përçarja vazhdon.

Sot vetëm bashkimi e shpëton Partinë Demokratike, çdo proces tjetër vetëm sa e zvogëlon atë dhe nuk e bën kurrë fituese”, ka thene Bushati.