KQZ pret deri në orën 12 të mesnatës subjektet dhe kandidatët për garën e 30 qershorit. Deri në atë orar, protokolli pret partitë politike por edhe individët që do të përfshihen në fletë- votime. Ky afat është një tjetër moment ku do të shihet nëse do të ketë “tradhëtarë” nga rradhët e opozitës, në veçanti nga PD.
Kryetarët aktualë dhe këshilltarët janë të favorizuar në dëshirën për kandidim sepse nuk kanë nevojë për mbledhje firmash. Kryebashkiakët, duke përfituar nga pozicioni, mund të regjistrohen si kandidatë për 30 qershorin vetëm duke plotësuar një formular- kerkesë.
Pavarësisht se akoma nuk ka asgjë zyrtare, mund të ketë “surpriza” për kandidime nga rradhët e kryebashkiakëve aktualë të PD-së apo LSI-së, ndërsa kanë nisur të regjistrohen edhe të pavarurit.
Fundi i afatit për regjistrimin e kandidatëve për 30 qershorin në KQZ, koençidon edhe me protestën e paralajmëruar të opozitës. Pak orë na ndajnë nga mesnata dhe vetëm atëherë do të mësohen emrat e kandidatëve zyrtare.