Skip to content
15 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

SONDAZHI – PD- ja zyrtare e Lulzim Bashës e treta në 6 bashkitë ku votohet, Bardh Spahia fiton Shkodrën…

ShkodraWeb 16 February, 2022
xhemal bushati majlinda angoni bardh spahia

Sipas të dhënave që ka siguruar CNA.al, sondazhi ka përfunduar pak ditë më parë dhe Rama ka njoftuar antarët e kryesisë në mbledhjen e fundit për rezultatet.

Pas shpalljes së kandidatëve dhe nga përpunimi i të dhënave rezulton se kandidatët e Rilindjes, fitojnë shumicën e bashkive në garë. Por, ajo që duket qartazi në zondazhe është se Lulzim Basha dhe të tijët dalin të tretët. Diku edhe më pak se 10%.

Nga ana tjetër, një e dhënë mjaft e rëndësishme është fakti se në Shkodër, kryeson Bardh Spahia me 6 % përpara dy rivalëve, Xhemal Bushati dhe Majlinda Angoni.

Një garë e fortë duket në Durrës, por ndryshe nga Shkodra, sipas të dhënave kryeson kandidatja e socialistëve, e ndjekur nga Ardian Muka. Dhe i treti në garë është kandidati i Lulzim Bashës, Luan Hoti.

Nga ana tjetër, sipas sondazhit të tyre, socialistët pretendojnë se udhëheqin në Dibër, në Rrogozhinë, në Lushnje dhe Vorë.

Lushnja duket se është dhe më e vështirë. Kandidatët e PS-së dhe PD-së nuk kanë diferencë të madhe. Gjithashtu dhe Vora, duket të jetë një garë që mund të përmbyset nga kandidati i “Shtëpisë së Lirisë”.

Faktet dhe analizat e të dhënave tregojnë qartazi se ndarja e PD-së, pra “Shtëpia e Lirisë” dhe Lulzim Basha, do t’i kushtojnë humbjen këtyre të fundit në disa nga bashkitë.

Ku duket qartazi në Durrës, në Vorë apo në Lushnje, qoftë edhe në Dibër, se nxjerrja e kandidatëve të Lulzim Bashës, të cilët ndodhen të tretët, diku 10% e diku 14%, janë shkaktarët kryesorë të humbjes së kandidatëve të “Shtëpisë së Lirisë” që dolën nga primaret, gati dy javë më parë.

Dhe duket se në garë janë vërtetë shumë herë më të mbështetur, shumë herë më aktivë dhe me më shumë vota nga qytetarët e tyre, sesa kandidatët e Lulzim Bashës.

Ndarja e të dy palëve duket qartazi se po sjell humbjen në shumë prej bashkive.

Post navigation

Previous: EMRI – Presidenti Meta dekreton antaren e Gjykatës së Lartë, shkon në 10 numri i gjyqtarëve nga 19 që parashikon ligji
Next: FOTO – Presidenti i Republikës Ilir Meta nderon Bujar Qamilin me dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”…

TË FUNDIT

alis kallaci gjysfinale eurosong 2026

Shkodrani Alis Kallaçi me “Nân” kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurovision Song Contest 2026…

ShkodraWeb 14 May, 2026
hafiz sabri koci

PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi….

ShkodraWeb 14 May, 2026
adea piderni 2026

Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari

ShkodraWeb 14 May, 2026

TË FUNDIT

  • Shkodrani Alis Kallaçi me “Nân” kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurovision Song Contest 2026… 14 May, 2026
  • PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi…. 14 May, 2026
  • Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari 14 May, 2026
  • DOKUMENTET – Bordi i Administrimit i UNISHK mblidhet edhe për diskutimin e mandatit të Administratorit 14 May, 2026
  • DEKRIPTIM – Propaganda politike ose e njëjta gotë që shihet gjysmëbosh apo gjysmë plot… 14 May, 2026
  • PARADOKSI I SPAK – Akuza ndaj kryebashkiakut Kristjan Shkreli për një shtrirje kablli për energjinë elektrike 14 May, 2026
  • Vakancat në KLP dhe KLGJ, dy pedagogë shkodranë të Universitetit “Luigj Gurakuqi” paraqesin kandidaturat 14 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • Projekti i hyrjes së Shkodrës, qeveria merr vendim për shpronësime me vlerë 574 milion lekë… 13 May, 2026
  • Qeveria merr vendimin, 533 milion lekë pronarëve të kafshëve të eliminuara për shkak të murtajës së ruminantëve… 13 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

alis kallaci gjysfinale eurosong 2026

Shkodrani Alis Kallaçi me “Nân” kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurovision Song Contest 2026…

ShkodraWeb 14 May, 2026
hafiz sabri koci

PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi….

ShkodraWeb 14 May, 2026
adea piderni 2026

Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari

ShkodraWeb 14 May, 2026
godina rektorat unishk 2025

DOKUMENTET – Bordi i Administrimit i UNISHK mblidhet edhe për diskutimin e mandatit të Administratorit

ShkodraWeb 14 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.