Skandali/ Te afermit e pacientit shqiptar kercenojne dhe rrahin mjeket italiane, te afermit e pacientit shqiptar

Me kërcënime për vdekje dhe akuza se ata janë raciste, kanë qenë reagimet e ashpra afermve të një paciemti shqiptarë i cili ndërroi jetë në një spital në Itali.
Ngjarja ka ndeshur në kardiokirurgjinë e “Vito Fazzi”, dhe është dashur ndërhyrja e policisë për të normalizuar situatën.  Thuhet se punonjësit janë rrahur, shkelur, dhe mjekët ishin  detyruar që të mbylleshin në një dhomë. Ata kishin kaluar momente tmerri, e ndërsa ngjanë si në skenë teatri por në fakt gjithçka ka ndeshur në spital
Shqiptari që ndërroi jetë ti bënin një operacioni në zemër, dhe ai kishte një moshë të mesme, por operacioni nuk ka dalë me sukses, dhe kur kanë arritur të afërmit e kanë gjetur atë të vdekur.
Menjëherë me të marrë lajmin e hidhura ata kanë reaguar duke u shprehur se “Ju nuk keni bërë kujdesin e duhur për shkak se ai ishte nga Shqipëria, në qoftë se do të ishte nga Italia nuk do të kishte vdekur”.  Nga kjo premisë kanë ardhur të tjera britmat dhe kërcënimet: “Sot ju shkoni në shtëpi”, “Ju duhet të vdisni si babai im vdiq”.
Por, sipas  raporteve fillestare në mesnatë stafi  i natës tha se ai ishte i qenë dhe se ndërhyrja u bë në mëngjes. Ata thanë se nuk kishte probleme. Sipas mjekëve asnjë prej tyre nuk kishte vënë re ndonjë shqetësim dhe se ka qenë në gjumë në momentin kur ai ka ndërruar jetë./panorama.com/