Skip to content
27 March, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Kryesore

“Sjellje inatçore e qeverisë”, Andi Lila për pasaportat diplomatike të Kombëtares: Ky është njoftimi që më ka ardhur

ShkodraWeb 2 years ago

Ditën e sotme, u publikua në media shkresa e dërguar sekretarit të përgjithshëm të FSHF-së, Ilir Shulku nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, ku ndër të tjera kërkohej që futbollistët e Kombëtares Shqiptare, të dorëzojnë pasaportat diplomatike të marra në vitin 2016-të.

Pas këtij vendimi ka reaguar Andi Lila, pjesë e kombëtares së kualifikuar në Europian, i cili së fundmi i është future politikës, si pjesë e strukturave të Partisë Demokratike. Në postimin e tij, ish-futbollisti kavajas, shkruan se është ulur afati nga 10 në 5 vite dhe e ka cilësuar këtë gjë si sjellje inatçore të qeverisë aktuale.

REAGIMI I ANDI LILËS:

Të nderuar miq.

Ky është njoftimi që më ka ardhur mua sot, por edhe të gjithë lojtarëve të kombëtares Shqiptare që dërguan Shqipërinë në finalet e Kampionatit Europian “Francë 2016”.

Sipas këtij njoftimi, të gjithë ne duhet të dorëzojmë pasaportat diplomatike që na skadojnë në Qershor 2026 pasi vlefshmëria e tyre është shkurtuar deri në 30 qershor 2021.

Këtë shqetësim po e ndaj me ju, jo vetëm për faktin se futbollistëve po ju hiqet pasaporta diplomatike, por për të treguar mënyrën e sjelljes, trajtimit dhe vlerësimit që ka për sportistët elitarë mazhoranca e sotme.

Në 2016 nga Kryeministri u pritëm me ceremoni shtetërore për rezultatin historik sportiv, pasi dërguam Shqipërinë në Europian. Ndërsa sot, vetëm për faktin se futbollistët e kombëtares i dhurojnë bluzën e kombëtares z.Lulzim Basha, ju kërkohet nga zyrtarët e kësaj mazhorance që të dorëzojnë pasaportat diplomatike.

Kjo sjellje inatçore nuk mund të jetë standarti i sjelljes së një shteti demokratik që aspiron për tu bërë anëtar i BE-së. Sigurisht që ata që tallen me sportistët, që i duan ata vetëm për ti përdorur sportistët si fasadë për propagandën e tyre të dështuar do të marrin ndëshkimin me votë nga sportistët.

Këto pasaporta, që si një hakmarrje e ulët po ju hiqen sot futbollistëve , do t’ju rikthehen menjëherë në shtator 2021 si një nga vendimet e para që do të marrë qeveria e Kryeministrit Basha.

Sot çdo sportist e ka kuptuar se, edhe në sport ka ardhur koha për ndryshim, ndryshim që do të vijë më datë 25 Prill.

Continue Reading

LAJM PARA: “Shumë zhurmë për asgjë”, Olta Xhaçka sqaron lajmin për “heqjen” e pasaportave diplomatike futbollistëve të Kombëtares
LAJM PAS: “Fleta e votimit me emra kandidatësh”, kryekomisioneri Celibashi rrëzon kerkesën e PS- së…

TË FUNDIT

“Një automjet i vjedhur në Shkodër…”, gazetarja e njohur jep detaje për sulmin me armë ndaj Top Channel…
  • Aktualitet

“Një automjet i vjedhur në Shkodër…”, gazetarja e njohur jep detaje për sulmin me armë ndaj Top Channel…

2 hours ago
Policia e Shkodrës prangos dy të rinj, gjatë kontrollit iu gjetën në trup sasi lënde narkotike, njërit edhe në banesë
  • Aktualitet

Policia e Shkodrës prangos dy të rinj, gjatë kontrollit iu gjetën në trup sasi lënde narkotike, njërit edhe në banesë

2 hours ago
OPINION – Luizi, si fenomen që duhet studiuar,fillimisht nga lidershipi politik i këtij vendi…
  • Kryesore

OPINION – Luizi, si fenomen që duhet studiuar,fillimisht nga lidershipi politik i këtij vendi…

6 hours ago

TË FUNDIT

  • “Një automjet i vjedhur në Shkodër…”, gazetarja e njohur jep detaje për sulmin me armë ndaj Top Channel…
  • Policia e Shkodrës prangos dy të rinj, gjatë kontrollit iu gjetën në trup sasi lënde narkotike, njërit edhe në banesë
  • OPINION – Luizi, si fenomen që duhet studiuar,fillimisht nga lidershipi politik i këtij vendi…
  • EMRAT – PD- ja e Alibeaj përcakton kandidatët për “14 majin”, në Shkodër dhe dy bashki të tjera të mëdha…
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 27 mars 2023…
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 27 mars 2023…

TË FUNDIT

“Një automjet i vjedhur në Shkodër…”, gazetarja e njohur jep detaje për sulmin me armë ndaj Top Channel…
  • Aktualitet

“Një automjet i vjedhur në Shkodër…”, gazetarja e njohur jep detaje për sulmin me armë ndaj Top Channel…

2 hours ago
Policia e Shkodrës prangos dy të rinj, gjatë kontrollit iu gjetën në trup sasi lënde narkotike, njërit edhe në banesë
  • Aktualitet

Policia e Shkodrës prangos dy të rinj, gjatë kontrollit iu gjetën në trup sasi lënde narkotike, njërit edhe në banesë

2 hours ago
OPINION – Luizi, si fenomen që duhet studiuar,fillimisht nga lidershipi politik i këtij vendi…
  • Kryesore

OPINION – Luizi, si fenomen që duhet studiuar,fillimisht nga lidershipi politik i këtij vendi…

6 hours ago
EMRAT – PD- ja e Alibeaj përcakton kandidatët për “14 majin”, në Shkodër dhe dy bashki të tjera të mëdha…
  • Aktualitet

EMRAT – PD- ja e Alibeaj përcakton kandidatët për “14 majin”, në Shkodër dhe dy bashki të tjera të mëdha…

9 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.