Skip to content
10 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Situata e zjarrit ne Bushat sipas Drejtorise se Emergjencave te Bashkise Vau Dejes

ShkodraWeb 1 September, 2017
2bushzjarr
Drejtoria e Emergjencave Civile ne Bashkine Vau Dejes njofton: Rreth orës 12:00 të së premtes ne territorin e fshatit Bushat, në njësinë Administrative të Bushatit, në Zefjanë në Bashkinë Vau Dejës është evidentuar një vatër zjarri. Menjeherë pranë vatrës së zjarrit, kanë shkuar efektive të repartit të zjarrfikësve në Bashkinë Vau Dejës, së bashku me inspektorë të shërbimit pyjore. Si pasojë e erës së fortë, vatra e zjarrit, është përhapur me shpejtësi perreth, Zefjanës, duke përfshirë edhe sipërfaqe pranë ish repartit ushtarak në Zefjanë. Si pasojë e flakëve të zjarrit, ka pasur edhe krisma armësh dhe shpërthime të municioneve të cilat mendohet se janë hedhur dhe ndodhen në zonë, që prej funksionimit të repartit ushtarak, por edhe të lëna në zonë gjatë trazirave të vitit 1997. Për të menaxhuar situatën e krijuar, si pasojë e përhapjes me shpejtësi të vatrës së zjarri, Drejtoria e Emergjencave Civile në Bashkinë Vau Dejës, nën koordinimin e Kryetarit të Bashkisë Vau Dejës, Zef Hila, jane kanw koordinuar ndwrhyrjen me të gjithë institucionet në varësi të Bashkisë Vau Dejës, duke përfshirëreaprtin e zjarrfikësve, Shërbimin Pyjore dhe punonjës të ndërmarrjes së ujësjellësit në Bashkinë Vau Dejës, pwr tw menaxhuar situatwn e krijuar nga vatrat e zjarrit Në mbështetje të Bashkisë Vau Dejës, kane qene edhe efektive të Komisariatit të Policisë Vau Dejës, ndërkohe që nuk ka munguar angazhimi i Inspektoriatit Shtetëror Pyjore. Për të ndjekur nga afër situatën e krijuar në Zefjanë, ka qënë Prefekti i Qarkut të Shkodrës Paulin Radovani, si dhe drejtori i Emergjencave Civile, në Qarkun e Shkodrës Pëllumb Dani. Në mbështetje, të Repartit të Zjarrfikësve në Vau Dejës, kane mberritur 3 mjete zjarrfikëse të Emergjencave Civile në Ministrinë e Brendshme, ndërkohë që një zjarrfikëse ka mbërritur nga Bashkia Shkodër dhe 1 zjarrfikëse nga Bashkia Malësi e Madhe. Shtabi i ngritur për këtë situatë të krijuar, në Bashkinë e Vau Dejësit, ka qënë në kontakt të vazhdueshem me Drejtorin e Përgjithshëm të Emergjencave Civile,Shemsi Premçi, i cili ka qënë në gadishmëri për të menaxhuar situatën e krijuar. Dëri në këto momente, (rreth orës 19:30), falë ndërhyrjes së 5 mjeteve zjarrfikëse, forcave të ushtrise, policise së shtetit, inspektoriatit të pyjeve, punonjësve të Bashkisë Vau Dejës, zjarri është nën kontroll dhe nuk ka momentalisht asnjë rrezik për banesat në zonë. Si pasojë e këtij zjarri, të regjistruar rreth orës 12:00 të së premtes, janë djegur rreth 100 ha shkurre, 2 ha ullishte, ndërkohe që si pasojë e vatrës së zjarrit, është djegur një banesë e braktisur në zonë. 10 banesa janë rrezikuar si pasojë e përhapjes me shpejtësi të vatrës së zjarrit në kodrën e Zefjanës në Bushat. Bashkia Vau Dejës, po ndjek situatën e krijuar ndërkohë që falenderon të gjithë institucionet dhe komunitetin për gadishmërinë e treguar në përballimin e kesaj situatë të krijuar. Në mënryë të vecantë, një falenderim për Prefektin Paulin Radovani, Drejtorin e Emergjencave Civile, Shemsi Premçi, efektivët e policisë, ushtrinë, dhe të gjithë personat e angazhuar në venien nen kontroll të kësaj situatë./ShkodraWeb/

 

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Fuga letër Ramës: Pse po bëhemi shkencërisht një komb i leshtë
Artikull pasardhës: Zjarri ne Tarabosh nuk ndalet, vijon perparon drejt kullave te televizioneve

TË FUNDIT

shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 10 mars 2026…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 10 mars 2026…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
policia naten 2025

MINUTA E FUNDIT – Humb jetën shoferi, makina përplaset me shtyllën dhe murin në aksin Shtoj- ish- Reparti Ushtarak

ShkodraWeb 9 March, 2026 0

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 10 mars 2026… 10 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 10 mars 2026… 10 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 10 mars 2026… 10 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Humb jetën shoferi, makina përplaset me shtyllën dhe murin në aksin Shtoj- ish- Reparti Ushtarak 9 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – PD zyrtarizon kandidaturat për kryetar të degës Shkodër, garojnë Ibro dhe Çylybyli 9 March, 2026
  • E TRISHTË – Ndahet nga jeta ish- drejtori sportiv i Vllaznisë, u godit nga një arrest kardiak në aeroport… 9 March, 2026
  • Zgjedhja e administratorit të UNISHK, mbledhja e Bordit të Administrimit u ndërpre dhe tani shtyhet…?! 9 March, 2026
  • Gjykata Kushtetuese e Kosovës pezullon dekretin e presidentes Osmani, nuk mund të ketë zgjedhje deri me 31 mars 9 March, 2026
  • Arrestohet shoferi në Shkodër, tentoi ti shmanget kontrollit të policisë, pasagjeri në mjet qëllon me armë në ajër… 9 March, 2026
  • VIDEO – Tjetër risi në Shkodër, organizohet kampionati i futbollit 5×5 “Masters+40” me 8 skuadra… 9 March, 2026
  • Lufta në Lindjen e Mesme, rrit çmimin e naftës, reagon Trump: Është e përkohëshme, do të bjerë me shpejtësi 9 March, 2026
  • STATISTIKAT – Në raport me popullsinë në vendin amë, shqiptarët janë komuniteti më i madh në Itali… 9 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 10 mars 2026…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 10 mars 2026…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 10 mars 2026…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
policia naten 2025

MINUTA E FUNDIT – Humb jetën shoferi, makina përplaset me shtyllën dhe murin në aksin Shtoj- ish- Reparti Ushtarak

ShkodraWeb 9 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.