Situata e renduar e reshjeve në Shkodër, ka nisur të krijojë edhe problemet e para me furnizimin me energjinë elektrike, Ditën e sotme ka patur stakime në qytet dhe sidomos në njësitë administrative.
Ndërkohë, si pasojë e reshjeve të rëna, disa kabina elektrike janë nën ujë. Këtë e raporton në faqen zyrtare në Facebook OSHEE sh.a. përmes një publikimi të shkurtër:
“Raportohet se 8 kabina ndodhen të rrethuara nga prania e ujit, duke detyruar OSSH Shkodër të stakojë fiderin për masë sigurie”, thuhet në këtë njoftim për abonentët.
Shpresohet të mos krijohen probleme për ujin e pijshëm, në mungesë të energjisë elektrike në stacionet e pompave, veçanërisht në njësitë administrative Berdicë, Dajç dhe Velipojë, ku përmbytjet krijojnë probleme më të shumta.