“Shto ujë e shto miell”, VV-ja propozon më shumë ministri në Kosovë dhe LDK një ministri më shumë…

Përditësimi i fundit I Last update

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi ka bërë publike ofertën që Albin Kurti i ka bërë kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafës për bashkëqeverisje. Me një shënim në Facebook, ai shkruan se LVV ka propozuar që nga 12 të bëhen 14 ministri, me ç’rast LDK do t’i ketë 6 dhe LVV 5.

“E shtojmë numrin e ministrive në qeveri, nga 12 në 14 sosh, me ç’rast Lëvizja VETËVENDOSJE! i ka 5 ministri kurse Lidhja Demokratike e Kosovës i ka 6 ministri. Ministria shtesë për LDK vjen si pjesë e njërës prej ministrive më të mëdha që ka LVV. 3 ministri i kanë pakicat, siç edhe parashihet me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Vlen dakordimi i mëhershëm që zëvendëskryeministri i parë i takon LDK-së, ndërkaq zëvendëskryeministri i dytë LVV-së”, thuhet në shkrimin e Bislimit.


 ABCOM ║ VODAFONE