Monika Kryemadhi ka treguar sonte nje ane tjeter, te panjohur per publkun. Madje ajo eshte perlotur teksa ka treguar nje episod qe lidhet me familjen e saj. Shefja e LSI ka treguar nje zgjedhje te detyruar nga rrethanat e momentit. Ajo ka deklaruar në studion e emisionit “Open”, se është kërcënuar në rrjetet sociale nga persona të cilët i ka identifikuar si anëtarë të grupeve kriminale të lidhura me politikën.
“Vajzën e vogël, e kam dërguar në shkollë jashtë me konvikt e izoluar, sepse nuk dua që ajo të rrezikojë, sepse duhet të garantoja jetën e vajzës. Unë jam kërcënuar në rrjetet sociale”, u shpreh e përlotur kryetarja e LSI-së.
Kryemadhi shtoi se edhe pse ka kontaktuar me policinë, nuk ka besim në sistemin e drejtësisë, e po mundohet t’i zgjidhë vetë këto çështje.
Më tej, ajo u shpreh se Meta nuk do që të shprehet rreth kësaj çështje.
“Nëse Meta do të ishte më i vërtetë me publikun do të ishte më i mirë, por për të është më i rëndësishëm imazhi i institucionit sesa loja politike”, tha ajo.
“Jeta e një politikane mund të duket e bukur, por edhe ajo është e vështirë. Do të doja që të isha Zonjë e Parë, e besoj do ta bëja mirë këtë rol, por dua që të qëndrojë LSI deri sa të rinjtë të jenë gati për ta drejtuar”, u shpreh Kryemadhi.