Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2”, do të lëshoheshin në muajin mars dhe në qershor, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur e “fajtor” për këtë është Adrian Kamenica,
Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes. Pikërisht ky për këtë plan të parealizuar, ai është shkarkuar nga detyra. Raportohet se në vendin e tij është emëruar Geraldina Prodani.
Siç dihet, kryeministri Rama paralajmëroi futjen e Shqipërisë edhe në hapësisë me satelitët e saj, duke përcaktuar edhe afatet kur ata do të hidheshin në orbitë.
Kjo gjë tashmë nuk ka ndodhur dhe “koka e turkut” është pikërisht sekretari i përgjithshëm i Mnistrisë së Mbrojtjes. Ndërkohë, nuk ka një afat të ri se kur satelitët shqiptarë do të hidhen në orbitë…