Shkarkohet nga detyra kreu i SHISH, Helidon Bendo. Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar sot lirimin nga detyra të drejtorit të Shërbimit Informativ Kombëtar.
Mësohet se Bendo ka dhënë dorëheqjen dhe është takuar me kryeministri Rama. Ky i fundit ka thënë se Bendo do të jetë pjesë e qeverisjes si këshilltar për reformën në institucionet e sigurisë.
DEKRET
PËR LIRIMIN NGA DETYRA TË DREJTORIT TË SHËRBIMIT INFORMATIV KOMBËTAR
Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 5, paragrafit 2, të ligjit nr. 8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ Kombëtar”, të ndryshuar, me propozim të Kryeministrit,
DEKRETOJ:
Zoti Helidon Bendo, lirohet nga detyra e drejtorit të Shërbimit Informativ Kombëtar.
Dekret nr. 13887
Tiranë, më 23.12.2022