Sulmuesi uruguaian i PSG-së, Edinson Kavani, ka folur për herë të parë në lidhje me sherrin e bujshëm mes tij dhe brazilianit Nejmar sa i përket goditësit të parë të penalltive te skuadra franceze.
“Janë gjëra që ndodhin në futboll. Të gjithë e dimë që disa gjëra zmadhohen shumë më shumë se sa janë në të vërtetë. Tani gjithçka është e qetë”, tha Kavani në një konferencë për shtyp gjatë grumbullimit me ekipin e tij kombëtar./panorama/