Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka reaguar sot pas propozimit të presidentit Meta, për kandidaturën e Vitore Tushës në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Në një prononcim për mediat, Balla ka thënë se për zgjedhjen e kreut të ri të KLSH do të ndiqen të gjitha proceduarat sipas ligjit, ndërkohë që kandidaturën e ka vlerësuar.
“Vlerësojmë Vitore Tushën në pozicionet që ka mbajtur, ka kaluar me sukses vetingun dhe meriton gjithë respektin”- ka thënë Balla.
Deklarata e Ballës
Me dekretin do njihemi ditën e enjte, ku sipas Kushtetutës, kryetari njofton seancën plenare dhe deri në shqyrtimin nga komisioni përkates do hezitoja të bëja çdo koment. Vlerësojmë personalitetin e zonjës ne funksionet që ka mbajtur. Është sukses në kalimin e vettingut, meriton gjithë respektin, po kini parasysh që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi merr jete per shkak te prezencës së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Do ndjekim procedurën sipas Kushtetutës për funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit. S’do ketë as vonesa as nxitim.