Një ditë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Rinas, ku u grabitën miliona euro dhe humbi jetën organizatori i bandës, ka reaguar zëvendëskryeministri Erion Braçe. Në një postim të bërë në Instagram ai shkruan:
“Prioritet tani kapja e banditeve! Ndaj mbeshtetje per cdo oficer te policise te perfshire ne hetime e operacionin e panderprere ne terren! Pas kesaj, padiskutim analize e plote e cdo elementi qe ka cenuar rende sigurine nga bankat ne aeroport, masa te forta per cdokend!”.