Rikthimi i Sahatit ne vendin e vet ne ndertesen e Keshillit te Qarkut Shkoder, eshte shoqeruar edhe me nje deklarate zyrtare te shperndare per mediat. “Në vijim të deklaratës të disa ditëve më parë, në lidhje me heqjen e përkohshme të Orës (Sahatit) në institucion, pasi ka qenë për një periudhë jo në gjendje pune, tani vjen lajmi i mirë që, Ora (Sahati) tek Godina e Këshillit të Qarkut Shkodër, është riparuar dhe është rivendosur, duke i kthyer pamjen Godinës së Vjetër të ndërtuar nga Mjeshtri Idromeno, por njëkohësisht dhe duke kryer funksionin në qendër të qytetit ku kalojnë shumë qytetare e turistë që vizitojnë qytetin e Shkodrës. Ju falënderojmë për mirëkuptimin”, perfundon deklarata e Këshillit te Qarkut Shkodër.