Skip to content
22 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Rikthehen zjarret ne Shkoder, 11 vatra te reja ne te gjithe vendin ne 24 ore

ShkodraWeb 13 August, 2017
zjarresot13g
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 11 vatra zjarri në disa qarqe të vendit. Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 137 punonjës zjarrfikës, 23 automjete zjarrfikëse, 150 personel nga Forcat të Armatosura të Ushtrisë, dhjetëra banorë të zonave të prekura, efektivë të Policisë dhe FNSH, mbi 100 punonjës të Pyjores, të bashkive etj, të mbështetur nga helikopterë dhe avionë. Reshjet e rëna gjatë natës kanë ndihmuar për të shuar plotësisht zjarret në disa zona. Specialistët e Emergjencave Civile, janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin.
QARKU SHKODËR
Në malin Cukal, Shllak, bashkia Vau-Dejës, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Në vendngjarje kanë punuar forca zjarrfikëse dhe forca ushtarake duke izoluar vatrat e ndezura. Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre.
Në fshatin Vukpalaj, Kastrat, bashkia Malësi e Madhe, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Zjarfikësit, të mbështetuar nga forca ushtarake dhe helikopteri kanë mundur të shuajnë flakët. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 200 ha  me shkurre.
QARKU TIRANË
Operacioni për shuarjen e vatrave të zjarrit në Malin e Derjes pranë fshatit Shëngjergj të bashkisë Tiranë ka vazhduar edhe gjatë ditës së djeshme, por në mesnatë ka pasur reshje shiu i cili ka shuar plotësisht vatrat e zjarrit. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe relativisht e madhe me shkurre dhe pisha.
Në fshatin Kuç të bashkisë Vorë ka vazhduar puna nga zjarrfikësit dhe forca ushtarake, të mbështetura edhe nga një helikopter. Në mesnatë në qarkun e Tiranës ka patur reshje shiu i cili ka ndihmuar në shuarjen e plotë të vatrave të zjarrit.
Ndërmjet fshatit Okshtun dhe Hameraj të bashkisë Rrogozhinë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pyll me pisha. Zjarrfikësit dhe forcat ushtarake kanë punuar për të shuar zjarrin. Gjatë mesnatës ka pasur reshje shiu që kanë ndihmuar për të shuar plotësisht vatrat e ndezura. Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre dhe pisha.
QARKU DIBËR
Ka vazhduar puna e zjarrfikësve së bashku me forca ushtarake, forca të pyjores dhe forca të FNSH, në vatrën e fuqishme të zjarrit të rënë në fshatin Bllacë, bashkia Bulqizë. Vatrat e zjarrit vazhdojnë të jenë aktive, por me intensitet të dobët. Forcat po vazhdojnë punën edhe ditën e sotme deri në izolimin e plotë të vatrave.
QARKU VLORË
Vazhdojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në territorin e bashkisë Finiq. Situata ka qenë më e agravuar në fshatin Dhrovjan dhe Leshnicë. Forcat e zjarrfikëses, të mbështetura nga banorë të zonës dhe punonjës të bashkisë kanë punuar për të mbajtur zjarrin nën kontroll në mënyrë që të mos i afrohej zonës së banuar. Në operacion është përfshirë edhe helikopteri i cili ka realizuar disa fluturime.
QARKU GJIROKASTËR
Vazhdojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në fshatrat Frashtan dhe Lugar, bashkia Dropull, të cilat paraqesin rrezik për banesat. Në operacione për të shuar zjarret janë përfshirë punonjës të zjarrfikëses, punonjës të bashkisë, forca të Policisë së Shtetit, forca ushtarake dhe banorë të zonës. Për shkak të erës së fortë flakët janë përhapur dhe kanë vënë në rrezik serioz banesat e disa fshatrave dhe të fshatrave. Në ndihmë kanë shkuar 2 avionë të vegjël nga Greqia dhe një helikopter, të cilët kanë ulur intensitetin e zjarreve, por pa e fikur plotësisht. Operacionet janë ende në zhvillim.
QARKU DURRËS
Në fshatin Cudhi të bashkisë Krujë ka vazhduar puna e forcave të zjarrfikëses, së bashku me forca të pyjores, të bashkisë, dhe banorë të zonës, të cilët kanë arritur ta shuajnë zjarrin, duke shmangur rrezikimin e Parkut Kombëtar të Qafë Shtamës. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre.
QARKU FIER
Në fshatin Kreshpan, Njësia Administrative Cakran, bashkia Fier ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, pyll me lis dhe ullinj. Zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje, por nuk kanë mundur të izolojnë plotësisht vatrat. Gjatë mesnatës ka pasur reshje shiu që ka ndihmuar në shuarjen e plotë të vatrave të zjarrit. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 5 me shkurre, pyll më lis dhe ullinj.
QARKU BERAT
Në fshatin Çetë, bashkia Ura Vajgurore ka rënë zjarr në një sipërfaqe me ullinj. Zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë shuar flakët. Si pasojë e zjarrit u dogjën rreth 50 rrënjë ullinj.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Video/ Ndalohet per nje kontroll rutine nga policia, i gjendet kanabis me thase ne makine
Artikull pasardhës: Aksidenti me vdekje/ Reagon PD: Cfara fshihte ne makine deputeti, kush e mbron!

TË FUNDIT

balluku belinda 2026

Pezullimi i Ballukut, Qeveria dhe GJKKO përballen sot në Kushtetuese, Rama kërkoi zgjidhjen e konfliktit të kompetencave

ShkodraWeb 22 January, 2026 0
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 22 janar 2026…

ShkodraWeb 22 January, 2026 0
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 22 janar 2026…

ShkodraWeb 22 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • PERSONAZH – 12 vite nga largimi fizik i “babait” të humorit të shkruar shqiptar, Paulin Selimi… 22 January, 2026
  • Pezullimi i Ballukut, Qeveria dhe GJKKO përballen sot në Kushtetuese, Rama kërkoi zgjidhjen e konfliktit të kompetencave 22 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 22 janar 2026… 22 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 22 janar 2026… 22 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 22 janar 2026… 22 January, 2026
  • NGA ROZAFA SHPUZA – Shpërbamja e konceptit të individit në qytetin tem të dashtun… 21 January, 2026
  • PËRVJETOR – Ibrahim Rugova, një nga shqiptarët më të shquar të historisë tonë, do të shuhej fizikisht… 21 January, 2026
  • VIDEO – Ndërtoi një muze unik në llojin e tij, nderohet me certifikatë “Mirënjohje” Ndoc Shaben… 21 January, 2026
  • “Keni marrë gjobë”, Drejtoria e Krimit Kibernetik paralajmëron: Kujdes nga faqet mashtruese që imitojnë Policinë e Shtetit 21 January, 2026
  • “Isha i dehur”, vrau me çekiç 57- vjeçarin pas fërkimit të makinave, shpreh pendesë 28- vjeçari… 21 January, 2026
  • Mbërrin në Shqipëri Jared Kushner, dhëndri i presidentit Trump shoqërohet nga bashkëshortja Ivanka 21 January, 2026
  • E RËNDË – Humb jetën në banesë 53- vjeçari nga lagjja “Guerrile” në Shkodër, detajet e para nga policia 21 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

paulin selimi foto

PERSONAZH – 12 vite nga largimi fizik i “babait” të humorit të shkruar shqiptar, Paulin Selimi…

ShkodraWeb 22 January, 2026 0
balluku belinda 2026

Pezullimi i Ballukut, Qeveria dhe GJKKO përballen sot në Kushtetuese, Rama kërkoi zgjidhjen e konfliktit të kompetencave

ShkodraWeb 22 January, 2026 0
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 22 janar 2026…

ShkodraWeb 22 January, 2026 0
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 22 janar 2026…

ShkodraWeb 22 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.