Kreu i shtetit, Ilir Meta i është përgjigjur akuzave të Kryeministrit Rama se ka kryer një tjetër shkelje Kushtetuese me mos dekretimin e shkarkimit të ministrit të Jashtëm në detyrë, Ditmir Bushati.
Për Ramën kjo ishte një shkelje e Kushtetutës me të cilën Meta do përballej në Gjykatën e re Kushtetuese.
Por Presidenti ka zgjedhur ti përgjigjet në Facebook, ku thekson se: “Presidenti në krye të punës. Për Presidentin e para është Kushtetuta dhe sundimi i ligjit.
NO MORE FAKE STATE.
Shqipëria e para!”.