
Benet Beci, kandidat i PS- së për kryetar të Bashkisë Shkodër, vazhdon bashkëbisedimet edhe në familjet e njohura dhe kontribute në qytet e më gjërë.
Ai ka vizituar shtëpinë e muzikantit të njohur Bert Naraçi dhe bashkëshortes së tij, mjekes Greta Naraçi. Ka qenë vetë Beci që ka publikuar foto nga kjo vizitë, duke e shoqëruar edhe me një koment të shkurtër.
“Qytetaria, profesionalizmi, kontributi për Shkodrën dhe pasioni për jetën, të gjitha bashkë në shtëpinë e Greta e Bert Naraçit. Faleminderit për mikpritjen e frymëzimin!”, shkruan Beci në publikimin e tij në rrjete sociale.