Mesazh i kandidatit të PSD- së për Këshillin Bashkiak Tiranë, Glejdis Kuli: Qeverisja e mirë, fillon në nivelin lokal. Unë jam Glejdis, unë kam besimin se ju do të votoni kandidatët e duhur në këshillin bashkiak të Tiranës.
Si kandidat i PSD- së për këtë këshill, unë ju premtoj juve se do të jem gjithmonë pjesë e mbledhjeve të këshillit bashkiak. Unë ju premtoj juve se do të jem gjithmonë pjesë e komuniteteve të ndryshme që u caktohet antarëve të këshillit të Tiranës.
Unë do të jem gjithmonë aktiv për të diskutuar dhe votuar mbi çeshtje që ndikojnë në komunitetin tonë. Unë do jem aty për ju dhe për këtë unë kam nevojë që ju të votoni numrin 8. Misioni vazhdon…